Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U dhunua nga kunati, flet 55-vjeçarja: Më janë masakruar fëmijët

2018/09/23 at 7:26 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
U dhunua nga kunati, flet 55-vjeçarja: Më janë masakruar fëmijët

Qefsere Koleci i ka bërë thirrje shtetit që të ndërhyjë për të zbardhur konfliktin që ajo ka me kunatin e saj.


Pasi u dhunua keq nga 61-vjeçari Medi Koleci, gruaja ka folur nga spitali për tvklan.al duke apeluar për ndihmë. Ajo thotë se Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme duhet të ndërhyrjë, për të shmangur një tragjedi si ajo e Vlorës me 8 të vrarë.

“Kemi një konflikt për një rrugë, e cila është pronë shtetërore që i përket fondit pyjor. Komisioni i Ndarjes së Tokës me ligjin 7501, ma ka lënë aty rrugën. Pas 23 vitesh zotëria ma ka bllokuar.

Kam kërkuar ndihmë në të gjitha institucionet, të gjitha më kanë thënë që kam të drejtë por drejtësia nuk doli. Me datën 22 Shtator me urdhër të drejtorit të INUK-ut Ardian Halili, me ndihmën e Policisë së Shtetit kanë ardhur dhe kanë hapur rrugën, por zotëria përsëri e ka mbyllur.

E ka marrë policia dje, e ka dërguar në prokurorinë e Durrësit dhe e ka mbajtur gjithë ditën. Natën e ka liruar prokurori i Durrësit, po nuk e di se cili prokuror. Kjo është dhunë në familje, më janë masakruar fëmijët disa herë.

I kam dërguar letrat në policinë e Durrësit, policia i ka dërguar te prokuroria, prokuroria i ka mbyllur çështjet. I bëj thirrje Arta Markut, kryeprokurores, të zbardhet çështja një orë e më parë, mos të ndodhë si masakra e Vlorës”, shprehet Qefsere Koleci.

Ngjarja

55-vjeçarja nga Manëza e Durrësit u dhunua mëngjesin e sotëm me sende të forta nga kunati i saj Medi Koleci dhe dy djemtë e tij, Algert Koleci 32 vjeç dhe Admir Koleci 28 vjeç. Pas ndihmës së parë që mori në spitalin e Durrësit, u transportua në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ku ndodhet aktualisht.

Shkak i konfliktit u bë një rrugë që kalon para banesës së saj, të cilën e kishte zënë kunati Medi Koleci duke mbjellë ullishte. Banesat e këtyre dy familjeve ndodhen ngjitur me njëra-tjetrën, ndërsa ky problem ekziston prej disa vitesh.

Tvklan.al mësoi se ditën e djeshme, INUK dhe Policia e Shtetit shkuan për të liruar hapësirën e zaptuar nga Medi Koleci. Ky i fundit, për shkak se kundërshtoi policinë, u shoqërua në komisariat. Pas disa orësh u lirua, dhe mëngjesin e sotëm dhunoi me dy djemtë e tij Qefsere Kolecin, duke i shkaktuar plagë të rënda.

55-vjeçarja e dhunuar thotë se kunati i saj u la i lirë nga prokurori i çështjes. Ndërsa, 61-vjeçari dhe dy djemtë e tij janë shpallur në kërkim policia nga uniformat blu të Durrësit pasi rrahën 55-vjeçaren. /tvklan.al

Etiketa: dhunekunatiqefsere koleci


Ju sugjerojmë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Para
Kate Middleton ka qenë një vajzë e pasur para se të martohej me princin

Kate Middleton ka qenë një vajzë e pasur para se të martohej me princin

Atentati me një të plagosur në Lezhë, policia jep detaje: Gjendet makina e djegur e autorëve

Elbasan/ Plumba në mes të qytetit, qëllohet nga një makinë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, i riu arrestohet në Lezhë

Prej kohësh në përgjim, anëtarët e grupit Bajri kanë folur me persona VIP
















TE FUNDIT

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com