Jahti më i madh në botë ka zbarkuar për herë të dytë paraditen e kësaj të shtune në gjirin e Sarandës. Megjithatë, nuk dihet nëse brenda mjetit lundrues është miliarderi rus.
Superjahti i ka bërë përshtypje qytetarëve të Sarandës, por edhe pushuesve, të cilët po shijojnë këto ditë të ngrohta.
Kujtojmë se “Sailing Yacht A” u ankorua në brigjet shqiptare gjatë muajit korrik, dhe ngjarja bëri jo pak bujë në media.
Superjahti është nën pronësinë Andrey Igorevich Melnichenko, me vlerë 500 milionë dollarë./Opinion.al