Pandeli Majko mungoi të enjten në seancën plenare gjatë votimit të dekretit të Presidentit për Teatrin Kombëtar.
Kreu i grupit paralamentar të PS, Taulant Balla, zbuloi në studion e AbcNews arsyen e mungesës së Majkos.
Balla i tha gazetares Mirela Milori se ministri i Diasporës i ka kërkuar leje.
Madje për t’a bërë më të besueshëm qëndrimin e tij, Balla i ofroi gazetares telefonin celular. Për të parë që Majko i kishte kërkuar leje.
Merreni celularin tim. Zoti Majko më ka kërkuar leje para disa ditësh, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar, për të qenë sot si përfaqësues i qeverisë dhe Partisë Socialiste në një ceremoni të rëndësishme në Kosovë në nderim të dy heronjve.