I ftuar në emisionin ‘Opinion’ kryeministri i Kosovës Ramush Haradijan, ka folur për korrigjimin e kufijve të Kosovës dhe njohjen e saj nga Serbia.
Haradinaj u shpreh se nëse Serbia do të njihte Kosovën, në këmbin të kësaj do të merrte ‘faljen’ për luftën dhe masakrat që i ka shkaktuar Kosovës. Megjithatë Haradinaj shprehet se nëse e njeh Kosovën si të pavarur, do ti falen Serbisë të gjitha të këqija që ka bërë ndaj Kosovës.
“Janë 40 mijë viktima të dhunës seksuale, janë dhjetëra mijëra familje të vrara. Është një shkatërrim total. Janë mbi 100 vjet gjenocid i vazhdueshëm mbi popullin e Kosovës. Populli i Kosovës është martirë me gjithë ato që ka kaluar”. /G.Z- Opinion.al