Sara Hoxha dhe Ledion Liço kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë madhështore
Gjithçka u mundua të mbahej sa më diskrete nga familjarët. Por mbrëmjen e kaluar Lori ka publikuar një video ku ndante momentet më pikante nga dasma.
Ajo që u vu re ishte veprimi prekës që Ledioni bëri në dasmë në nder të vjehrrit të tij të ndjerë. Ai vendosi si mansheta këmishe ato që dikur përdorte babai i Sarës, Tani i ‘Topit’.
Ky detaj është vënë re në videon me momentet e veçanta nga dasma, të cilën Lori Hoxha e publikoi në kanalin e saj në Youtube.
Teksa Vjollca u shfaq me një kuti me mansheta pyeti vajzat: Të vendosë Ledjoni këto të babit? Janë të babit këto.
“Ti mendon se un nuk i mbaj mend?”- tha Lori,- “I mbaj mend shumë mirë. Po më mirë këto të babit.” Kështu që për të përkujtuar të atin dhe bashkëshortin e ndjerë, vajzat dhe Vjollca Hoxha zgjodhën që dhëndri Ledion Liço të mbante manshetat e Dritanit.