Kryeministri Edi Rama ka uruar nisjen e vitit të ri shkollor , me anë të një statusi në facebook,shoqëruar dhe me një video.
“MIRËMËNGJES
dhe pas një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e morën padrejtësisht si pronë, me ata që e dogjën, pabesisht si godinë, me ata që përmes gjykatësish të korruptuar donin ta kthenin këndin e saj historik në pallat, kam kënaqësinë t’ju uroj të gjithëve një vit të gëzuar e të suksesshëm shkollor, me “Kosovën” e rilindur, shkollën simbol të historisë së Tiranës që sot u hap fëmijëve dyert e të ardhmes, si mishërimi i ambicies sonë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam”, shkruan Rama në mesazhin e tij.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/490097948131950/?t=35