Aktorja turke Meyrem Uzerli është një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ia rrëmbeu zemrat të gjithëve me rolin e Sulltaneshës Hyrrem. “Sulltani i Madhërishëm” ishte një nga serialet turke më të shikuara në Shqipëri. Gjithashtu edhe reperi Noizy është një nga muzikantët më të dashur për shqiptarët. Por çfarë i lidh ata të dy bashkë?
Mesa duket, Hyrremi, siç na pëlqen ta quajmë, është fansja e reperit shqiptar. Ajo ka publikuar një video me të bijën në makinë. Në këtë video aktorja bukuroshe kërcen me këngën “Toto” të Noizyt, hit ky i cili u bë ndërkombëtar. Bravo Noizy-t që bën për vete edhe “sulltaneshat”./opinion.al