Një shpërthim tritoli është regjistruar të dielën afër banesës së një biznesmeni në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45, në lagjen nr 1 të qytetit.
Sasia e vogël e lëndës shpërthyese është vendosur rreth 25 metra larg banesës së biznesmenit Bajram Fejzullahu, 60-vjeç. Ai është pronar i një televizioni lokal në Pogradec. Fejzullahu ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt me asnjë person.
Nga shpërthimi, nuk ka as dëme në njerëz dhe as dëme materiale.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./Opinion.al/