Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

15 milionë euro drogë, skafistët i hodhën në det disa pako

2018/09/15 at 4:09 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
15 milionë euro drogë, skafistët i hodhën në det disa pako

Detaje të reja bëhen lidhur me aksionin e sekuestrimit të gomones me rreth 1.700 kg marijuanë në brigjet italiane dhe arrestimin e dy shqiptarëve gjatë natës.

Sipas Guardia di Finanzia-s, kjo sasi droge, nëse shitej në treg me doza të vogla do të gjeneronte rreth 15 milionë euro.

Sipas të njëjtave burime: Operacioni i sekuestrimit të gomones me drogë është ekzekutuar nga reparti ajor detar i financës italiane të rajonit të Puglias, Molisses e Abruzzos me mbështetjen e mjeteve ajrore të operacionit “Themis 2018” të asgjësisë europiane Frontex e nën drejtimin e Drejtorisë Operative të Financës italiane në Pratica di Mare të Romës.

Gjatë natës, rojet bregdetare italiane të repartit të Lago di Lesina në provincën e Foxhias kanë pikasur në ujërat ndërkombëtar një gomone që lundronte me shpejtësi mjaft të lartë drejt brigjeve italiane. Në bordin e mjetit ishin të dukshme pakot me ngarkesë të dyshimtë.

Ndjekja

Mjetet lundruese të financës italiane janë vënë menjëherë në ndjekje të gomones. Skafistët nuk i janë përgjigjur urdhrit të ndalimit të forcave italiane, por janë përpjekur të largohen duke shtuar shpejtësinë e duke hedhur në ujë disa prej pakove që kishin në bord.

Pas një ndjekje të shkurtër nga roja bregdetare e repartit të financiare të Termolit. Gomonia është ndaluar në ujërat e Cala del Principe në komunën San Nicandro Garganico në provincën e Foxhias.

Policia italiane ka sekuestruar në det dhe në bordin e gomones 104 pako të madhësive të ndryshme me rreth 1718 kg marijuanë.

Gomonia e gjatë 10 metra e me dy motorë të fuqishëm jashtë bordit është shoqëruar në portin e Vieste, dhe në pranga janë vënë dy skafistët shqiptarë, ndërsa policia shqiptare zbuloi se të arrestuarit janë të identifikuar me inicialet A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç.

Sipas policisë shqiptare, mjeti detar sipas hetimeve te deritanishme, nga policitë e vendeve partnere, nuk është nisur nga brigjet shqiptare, ndërkohë në njoftimin e GF nuk përcaktohet pikënisja.

Policia italiane informon se prej fillimit të vitit 2018 e deri më sot vetëm në rajonin e Puglias janë sekuestruar 15 mjete lundruese me drogë, janë arrestuar 37 skafistë dhe janë sekuestruar 16 tonë marijuanë.

Detajet

Lidhur me aksionin, policia shqiptare bëri me dije se: Gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia Kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale.

Qendra Kombëtarë e Koordinimit (NCC) kroate dje rreth orës 22:30 ka njoftuar NCC italiane për një mjet të dyshimtë në dalje nga ujërat kroate.

Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njëjtin drejtim të ujërave kroate.

Ne bordin e mjetit janë kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis.

Mjeti detar sipas hetimeve te deritanishme, nga policitë e vendeve partnere, nuk është nisur nga brigjet shqiptare. Megjithatë Policia e Shtetit po vijon shkëmbimin e informacionit me agjencitë partnere për te hetuar mbi lidhjet e te ndaluarve si te përfshire ne ketë veprimtari kriminale./ Panorama

Etiketa: detdrogendjekjetrafik

Ju sugjerojmë

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
Aktualitet

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

1 Gusht, 2025 6:51 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

“Po punojmë për të ushqyer njerëzit’në Gaza”, Trump: Të kishte ndodhur kohë më parë

1 Gusht, 2025 6:42 pm
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Bota

Kamboxhia do të nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

1 Gusht, 2025 6:14 pm
BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit/ Fondet si pjesë e Kapitullit 27..
Aktualitet

Kodi i ri Penal,delegacioni i BE në Shqipëri: Ndryshimet,nuk janë në standardet e BE

1 Gusht, 2025 6:12 pm
Përplasen dy automjete në Shkodër, plagoset një person
Kronikë

Përplasen dy automjete në Shkodër, plagoset një person

1 Gusht, 2025 5:56 pm
SHBA vendosi tarifa 50%, Brazili do të shpallë planin për të ndihmuar bizneset
Bota

SHBA vendosi tarifa 50%, Brazili do të shpallë planin për të ndihmuar bizneset

1 Gusht, 2025 5:52 pm
Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
Bota

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor

1 Gusht, 2025 5:50 pm
Analiza/ Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke
Rajoni

Analiza/ Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke

1 Gusht, 2025 5:30 pm
U zhduk në ujërat e Matit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit
Kronikë

U zhduk në ujërat e Matit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

1 Gusht, 2025 5:26 pm
Kina kritikon vendimin e SHBA për të sanksionuar zyrtarët palestinezë: Zhgënjyese
Bota

Kina kritikon vendimin e SHBA për të sanksionuar zyrtarët palestinezë: Zhgënjyese

1 Gusht, 2025 5:24 pm
Para
Vet u zhvesh në moshën 15 vjeçare, por vajzën nuk do ta lejojë

Vet u zhvesh në moshën 15 vjeçare, por vajzën nuk do ta lejojë

Sekretet që nuk duhet t’ia thuash kurrë partnerit, edhe pse ai këmbëngul

Flet eksperti i huaj: Këmbimi i territoreve, hapi i parë drejt Shqipërisë së Madhe

Marrëveshje me Kosovën? Vuçiç rrit kërkesat ndaj BE-së

TE FUNDIT

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
1 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama publikuar një video nga Thethi, pas prishjes së ndërtimeve pa leje. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje...

Lexo më shumë

“Po punojmë për të ushqyer njerëzit’në Gaza”, Trump: Të kishte ndodhur kohë më parë

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
1 Gusht, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë e po punon për një plan për të “ushqyer njerëzit”...

Lexo më shumë

Kamboxhia do të nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
1 Gusht, 2025

Nominimi i radhës për çmimin Nobel për Paqe për Donald Trump erdhi nga Kamboxhia. Zëvendëskryeministri i Kamboxhias, Sun Chanthol, i...

Lexo më shumë

Kodi i ri Penal,delegacioni i BE në Shqipëri: Ndryshimet,nuk janë në standardet e BE

BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit/ Fondet si pjesë e Kapitullit 27..
1 Gusht, 2025

Delegacionit të BE në Tiranë ka reaguar në lidhje me draftin e kodit të ri penal. Në këtë reagim thuhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com