Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KiE i kërkon Shqipërisë mbylljen e spitaleve psikiatrike

2018/09/13 at 7:03 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
KiE i kërkon Shqipërisë mbylljen e spitaleve psikiatrike

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të forcojnë përpjekjet për mbrojtjen e fëmijëve, deinstitucionalizimin dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuara, prapambetje intelektuale dhe psikosociale.


Nga Besar Likmeta

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatovic bëri publik të enjten raportin e saj të monitorimit për Shqipërinë, i cili fokusohet tek mbrojtja e fëmijëve, integrimi i personave me aftësi të kufizuara dhe aksesi në ndihmë ligjore falas.

“Mbrojtja e fëmijëve dhe integrimi i personave me aftësi ndryshe është përmirësuar në Shqipëri, por autoritetet duhet të adresojnë mangësitë e konstatuara,” tha Mijatovic.

Duke nënvizuar se Shqipëria i ka ndaluar me ligj të gjithë fomat e dhunës kundër fëmijëve, Komisionerja shprehu shqetësimin se kjo lloj dhune vazhdon të raportohet.

“Autoritet duhet ta trajtojnë këtë problem në mënyrë më sistematike dhe të efektshme. Për këtë qëllim duhet të miratojnë dhe zbatojnë një strategji të kordinuar, të implementojnë rekomandimet e grupit të ekspertëve të Këshillit të Europës mbi dhunën kundër grave dhe dhunën në familjë, të forcojnë kapacitetet e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve dhe të arsimtarëve në mënyrë që të indentifikojnë dhe të reagojnë ndaj dhunës, si dhe të promovojnë metodat jo të dhunëshmë të edukimit të fëmijëve,” shtoi ajo.

Sipas Mijatovic një tjetër çështje shqetësuese është fakti që gati 700 fëmijë jetojnë në institucione përkujdesjeje sociale, shpesh për përiudha të gjata dhe pa pasur mundësi të qarta për t’u larguar përpara se të bëhen adult.

Duke nënvizuar që sipas standarteve të Këshillit të Europës strehimi i fëmijëve të braktisur nga prindërit në institucione përkujdesjeje është përjashtim nga rregulli, Komisionerja Mijatovic i kërkon qeverisë shqiptare që të përshpejtojë procesin e deinstitucionalizimit, duke i dhënë më shumë mbështetje familjeve për të rritur fëmijët dhe duke krijuar një sistem të ngjashëm me familjen për strehimin e tyre.

Edhe pse legjitlacioni shqiptar parashikon që sistemi arsimor të jetë gjithëpërfshirës dhe jo diskriminues, disa fëmijë nga komuniteti rom dhe ato me aftësi të kufizuara, mbeten jashtë sistemit arsimor të përgjithshëm.

“Autoritetet duhet të sigurojnë përfshrijen e fëmijëve rom në arsimin e përgjithshëm dukë punuar ngushtë me prindërit e tyre dhe duke shtuar përpjekjet pët t’i përfshirë fëmijët rom në arsimin parashkollor,” u shpreh Mijatovic. “Për sa i përket fëmijëve me aftësi të kufizuara, autoritet duhet t’i japin mbështetje të nevojshme individuale dhe akomodimn të arsyeshëm në arsimin e përgjithshëm,” shtoi ajo.

Mijatovic në raportin e saj prek dhe çështjen e mprehtë të 4900 personave pa shtetësi në Shqipëri – shumica prej tyre nga komuniteti rom, ku përfshihen dhe shumë fëmijë, duke nënvizuar se autoritetet shqiptare duhet të adresojnë këtë problem në linjë me të drejtat e njeriut, duke krijuar një procedurë të veçantë për përcaktimin e personave pa shtetësi.

Për sa i përket integrimit të personave me aftësi të kufizuar, Komisionerja bën thirrje për një zbatimin më të mirë të legjitlacionit ekzistues, zgjidhjen e problemeve struktuore në sistemin e shërbimit social dhe përmirësim të aksesit në arsim dhe në tregun e punës. Mijatovic i kërkoi autoriteteve shqiptare të hartojnë një plan gjithëpërfshirës për deinstitucionalizimin e personave me prapambetje intelektuale dhe psikosociale dhe të zëvendësojnë spitalet psikiatriake me shërbime komunitare, të japin mbrojtje për individët dhe familjet e tyre pas largimit nga institucionet dhe të ndalojnë përfundimisht institucionalizimin e personave me prapambetje mendore.

Komisionerja Mijatovic gjithashtu i bëri thirrje autoriteteve shqiptare të amendojnë ligjet që mundësojnë heqjen e kapacitetit ligjor, si rrjedhim dhe të drejtat politike dhe sociale ndaj personave me aftësi të kufizuar intelektuale dhe psikosociale.

“Autoritetet duhet ta harmonizojnë ligjin vendor me standartet e OKB-së dhe vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në mënyrë që këta persona mund të ushtrojnë të drejtate dhe detyrimet e tyre ligjore në një bazë të barabartë me të tjerët në çdo aspekt të jetës,” përfundoi ajo./BIRN

Etiketa: Dunja Mijatovicmbyllja e popullaritetitspitalet psikiatrike


Ju sugjerojmë

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën
Kryesore

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën

4 Tetor, 2025 3:21 pm
PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…
Kryesore

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…

4 Tetor, 2025 1:51 pm
Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Aktualitet

Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

4 Tetor, 2025 12:26 pm
“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
Aktualitet

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

4 Tetor, 2025 10:32 am
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

4 Tetor, 2025 8:44 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë në 0 gradë sot

4 Tetor, 2025 8:41 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 4 tetor 2025

4 Tetor, 2025 8:25 am
Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
Aktualitet

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

3 Tetor, 2025 10:35 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

3 Tetor, 2025 9:21 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive

3 Tetor, 2025 6:42 pm
Para
Vodhën minierën e Munellës, kapen dy nga autorët

Vodhën minierën e Munellës, kapen dy nga autorët

Çfarë ndodhi? Dua Lipa shpërthen në lot gjatë koncertit

Çfarë ndodhi? Dua Lipa shpërthen në lot gjatë koncertit

Caktohen trupat gjykuese në apel për Artan Lazajn dhe Tom Ndrecën

Caktohen trupat gjykuese në apel për Artan Lazajn dhe Tom Ndrecën
















TE FUNDIT

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën
4 Tetor, 2025

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk kanë negociuar për kandidatura në Tiranë, por vetëm për modelin që mund të bashkonte më...

Lexo më shumë

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…
4 Tetor, 2025

Partia Demokratike ka mbledhur kryesinë për të diskutuar mbi takimet e grupit negociator për emrat e kandidatëve për bashkinë e...

Lexo më shumë

Pranga 43-vjeçarit të armatosur në Tiranë,prezantohej si punonjës i forcave speciale

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
4 Tetor, 2025

Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore, të kryera menjëherë pas marrjes së indicieve në rrugë informative, shërbimet e Komisariatit...

Lexo më shumë

Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
4 Tetor, 2025

Për 30 vite, asnjë leje ndërtimi nuk do të jepet në zonat e pyllëzuara që do të përfshihen nga zjarret....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com