Prej disa kohësh po aludohet se moderatorja e njohur Marina Vjollca ka mbetur pa program në nisjen e sezonit të ri.
Kjo gjë po përflitet pasi më e shumta e programacionit është zënë dhe asnjë gjë nuk është bërë e ditur mbi ndonjë emision të moderatores, e cila sezonin e kaluar prezantoi spektaklin “C’est la vie”. Në prag të nisjes së sezonit, Marina ka bërë lëvizjen e papritur.
Nëpërmjet një fotoje që ka publikuar në Instastory, ajo ka treguar se është larguar nga Shqipëria dhe ka shkuar në pushime bashkë me bashkëshortin e saj Ghetto Geasy.
Kjo lëvizje e Marinës i ka shtuar akoma edhe më shumë fjalët që bukuroshen bjonde nuk do ta shohim në ekranin televiziv. Ndërkohë, pritet një konfirmim i Marinës mbi këto zëra.