Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erion Isai zbulon gjithçka për emisionin e ri

2018/09/10 at 8:12 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 2 min
A A
Erion Isai zbulon gjithçka për emisionin e ri

Rubrika “B.E Caffe”, do të startojë së shpejti në ekranin e TV Klan, në programin e “Të dielës Shqiptare” të Ardit Gjebreas. Për rreth 1 orë, Erion Isai, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku do të realizojnë skeçe humoristike të cilat do të mbajnë “të mbërthyer” përpara ekranit shikuesit shqiptarë.


Por nuk ishte surprizë prezenca e Erion Isait në TV Klan. Gjatë moderimit në “Kënga Magjike”, Erioni së bashku me Besin morën një ftesë live për të bashkëpunuar me Ardit Gjebrean dhe ja ku ftesa mori “jetë”.

Pyetjeve si erdhi ftesa për të qenë pjesë e TV Klan, çfarë do të thotë “B.E Caffe” dhe pyetjeve të tjera, Erion Isai u jep përgjigje në një intervistë për tvklan.al.

Si erdhi ftesa për të qenë pjesë e një emisioni në programin “E diela Shqiptare”?

Ftesa për të qenë në Tv Klan ka qenë publike, në natën finale të “Këngës magjike”. Kurorëzimi i “B.E Caffe” tek “E diela Shqiptare” ishte një proces i natyrshëm i të gjithëve bashkë.

A ndikoi moderimi dhe suksesi yt në “Këngën Magjike” për të ardhur në Tv Klan?

Mendoj se po. Suksesi i “Këngës Magjike”, ishte një parathënie e bukur midis nesh dhe Tv Klan. Po punojmë fort dhe shpresojmë shumë që standardi i “Këngës Magjike” të na udhëheqë në këtë produksion.

Rubrika juaj brenda “Të Dielës Shqiptare” do të titullohet “B.E Caffe”, kush e përzgjodhi dhe çfarë kuptimi ka?

“B.E Caffe” ishte një ngacmim i Arditit. Paralelizmi midis ëndrrës për të qenë Shqipëria në Bashkimin Europian dhe dëshirës së papërmbajtshme të shqiptarëve për bar-kafenetë. Është një simbol që përshkruan aktualitetin shqiptar.

Në çfarë roli do e shohim Erionin dhe çfarë do të ketë ndryshe nga paraqitjet tuaja në Portokalli?

“B.E Caffe” është një format tërësisht i ri. I konceptuar si një show i performancës, argëtimit dhe humorit. Në kombinime të veçanta të studios dhe eksterierit, në shpresojmë të sjellim një format të ri dhe të bukur. Në ndryshim nga Portokallia, ne këtu do e trajtojmë humorin nisur nga vetja dhe jo nën petkun e personazheve tona. Personazhet tona do të vijnë vetëm me të ftuarit VIP të emisionit, në një formë të veçantë të cilën s’po e zbuloj.

Ju jeni prej disa muajsh dhe drejtor i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave, si është Erioni si drejtor dhe çfarë do t’i ndryshoni këtij institucioni?

Nuk e di si jam unë si drejtor. Performancën time e vlerëson publiku dhe stafi që punon me mua. Por në këtë sezon artistik do të sjellim një koncept, program dhe formë tërësisht të re tek qendra dhe teatri. Po punojmë dhe do të sjellim të paktën 10 premiera të reja. Me fillimin e vitit të ri shkollor, ne do të kemi shfaqje të përditshme për shkollat duke ju bashkangjitur programit “edukimi përmes kulturës”. Si dhe do të fillojmë një program special të teatrit social, të cilin do ta zbulojmë hap pas hapi gjatë muajve të ardhshëm. Ftoj prindërit të na bashkohen çdo ditë.

Etiketa: e diela shqiptareemisioni i rierion isaitv klan


Ju sugjerojmë

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza
InstaBIZ

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza

12 Gusht, 2025 7:28 pm
U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim
InstaBIZ

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

10 Gusht, 2025 10:57 am
John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…
InstaBIZ

John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…

10 Gusht, 2025 8:10 am
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”
InstaBIZ

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”

26 Korrik, 2025 5:42 pm
Para
Sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala/ Reagon presidenti Meta: Të hetohet në mënyrë të plotë dhe shteruese

Dekretin për lojërat e fatit, Presidenti: Nuk ndryshojmë qëndrim

‘Nga mosha 13-vjeçare jetoj pa familjen’, rrëfehet Albana Osmani

'Nga mosha 13-vjeçare jetoj pa familjen', rrëfehet Albana Osmani

Po vjen Shën Valentini dhe jeni vetëm? Ja ku të shkoni për të mos u stresuar

Disa arsye pse duhet të kryeni marrëdhënie para se të martoheni
















TE FUNDIT

Treni me pasagjerë del nga shinat në Egjipt, viktima e të plagosur

Treni me pasagjerë del nga shinat në Egjipt, viktima e të plagosur
30 Gusht, 2025

3 persona humbën jetën dhe mbi 90 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti hekurudhor në Egjiptin...

Lexo më shumë

Terapia e heshtur që po ndryshon mënyrën si pushojmë në natyrë

Terapia e heshtur që po ndryshon mënyrën si pushojmë në natyrë
30 Gusht, 2025

Në një botë ku stresi kronik është bërë normë dhe ekrani na ndjek kudo, një praktikë e vjetër japoneze po...

Lexo më shumë

Trump diskuton dërgimin e kompanive private ushtarake në Ukrainë

Trump diskuton dërgimin e kompanive private ushtarake në Ukrainë
30 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është në bisedime për të dërguar kompani private ushtarake amerikane në Ukrainë, si pjesë e...

Lexo më shumë

Dëmet që solli stuhia/Përmbytje në Vlorë dhe Durrës,rrëzohen pemët në Fier dhe Maliq

Stuhia përfshiu edhe Shkodrën, por e “kursen” nga përmbytjet
30 Gusht, 2025

Stuhi me erë të fortë dhe reshje intensive shiu ishte e fortë në disa qytete të vendit pas mesdite. Reshjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com