Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Ndryshimi i kufijve, ide e Rusisë për të destabilizuar rajonin’

2018/09/10 at 7:35 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 6 min
A A
‘Ndryshimi i kufijve, ide e Rusisë për të destabilizuar rajonin’

I dërguari i Presidentit Trump, Ron Johnson i cili në kuadër të një vizite në rajon po qëndron edhe në Prishtinë e Beograd duke folur rreth lidhur çështjes së ndryshimit të kufijve ka thënë se edhe Rusia do të mbështeste një opsion të tillë që sipas tij e destabilizon rajonin.


Johnson ka thënë se SHBA do ta thotë fjalën e saj pasi palët të dakordohen.

Zëri i Amerikës: Senator Johnson, ju ndodheni për një vizitë në rajonin e Evropës Juglindore në një periudhë debatesh të rrepta lidhur me idetë për ndryshime kufijsh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Si i shihni idetë e tilla?

Ron Johnson: Nga pikëpamja e Shteteve të Bashkuara, mesazhi ynë kryesor është se zgjidhja duhet të gjendet nga të dyja palët. Jemi këtu për të mbështetur dhe inkurajuar, por, të dyja palët, Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë tek zgjidhja që nuk është e lehtë. Pasi të kenë arritur çfarëdo marrëveshje, ne do ta shohim atë për të parë nëse kemi ndonjë shqetësim dhe do të përçojmë ato shqetësime, por tani duam t’u japim Kosovës dhe Serbinë hapësirë nën ombrellën e Bashkimit Evropian, në bisedimet e drejtuara në Bruksel që të gjejnë zgjidhjen. E ritheksoj, nuk do të jetë e lehtë, por besoj se ka dëshirë të sinqertë për të gjetur një zgjidhje.

Zëri i Amerikës: Edhe nëse do të ketë shkëmbim territoresh mes tyre?

Ron Johnson: Mendoj se çdokush në rajon e kupton se sa e vështirë do të jetë dhe shqetësimet që kanë njerëzit për këtë. Por, ne duam të qëndrojmë anash, t’u japim palëve hapësirën që u duhet për të gjetur zgjidhjen e tyre. Kur të vendosin ata, ne do ta shohim atë dhe nëse kemi shqetësime, me siguri do t’i themi ato.

Zëri i Amerikës: Shumëkush tërheq vërejtjen se një prekje e kufijve në Kosovë mund të nxisë lëvizje të ngjashme në pjesët tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas jush cilat janë rreziqet e nga një ndryshim i tillë i mundshëm?

Ron Johnson: Mendoj se janë shqetësime të ligjshme dhe për këtë arsye njerëzit janë shumë të kujdesshëm. Dhe sërish, ne do të presim të shohim se çfarë marrëveshje mund të arrijnë palët, por shqetësimet janë të ligjshme.

Zëri i Amerikës: Senator Johnson, Beogradi pohon se është krijuar një situatë e re sepse sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrim, duke ju referuar një deklarate të këshilltarit për siguri të presidentit Donald Trump, John Bolton, se Shtetet e Bashkuara nuk do të kundërshtonin një marrëveshje për shkëmbim territoresh, nëse palët pajtohen. A ka ndryshuar vërtetë qëndrimi amerikan ndaj Kosovës?

Ron Johnson: Nuk mund të flas për administratën. Por nga pikëpamja ime e shoh se ndryshimi i tonit do të thotë se po përpiqemi të qëndrojmë anash, t’u japim palëve hapësirë që të gjejnë një marrëveshje mes tyre dhe pastaj do ta shohim atë.

Zëri i Amerikës: Nga pikëpamja juaj cila duhet të jetë zgjidhja e situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Ron Johnson: Nuk më takon mua ta them. Nuk u takon Shteteve të Bashkuara ta thonë. U takon njerëzve dhe udhëheqësve të Kosovës dhe njerëzve dhe udhëheqësve të Serbisë që përfundimisht të gjejnë zgjidhje, të lënë të kaluarën prapa, në mënyrë që të kenë një të ardhme përparimtare. Arsyeja pse kjo është e rëndësishme, arsyeja pse isha ne Greqi dhe Maqedoni, ka probleme që kanë vënë qelb në Ballkan për një kohë të gjatë. Ka probleme të renda. Nuk ka zgjidhje të lehta. Por, kur udhëheqësit mund të gjejnë zgjidhje, kjo çon në më shumë siguri dhe më shumë qëndrueshmëri në dobi të të gjithëve ne Ballkan. Mendoj se udhëheqësit e rajonit e dinë këtë dhe e njohin faktin se ata mund të zgjidhin problemet e tyre të caktuara. Kjo ndihmon në ndërtimin e qëndrueshmërisë ashtu që mund të filloni të tërhiqni investime të brendshme por edhe të huaja. Unë jam mirënjohës për faktin se ka udhëheqës në rajon, si kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë dhe tash udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi, që po punojnë shumë dhe mendoj në një mënyrë të sinqertë dhe bujare, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për këto probleme të vjetra.

Zëri i Amerikës: Senator, ju keni shfaqur disa here shqetësimin se Moska “po bën gjithçka që mundet për të destabilizuar vendet në Ballkanin Perëndimorë dhe për t’i penguar ato në marrjen e pozicioneve pro-perëndimore. Sa po ja arrin ajo një synimi të tillë?

Ron Johnson: Për fat të keq, Rusia është një ndikim malinj. Do të dëshiroja që Rusia të pranojë dorën e shtrirë të perëndimit dhe të përpiqej të integrohej në ekonomitë tona dhe qytetarët rusë do të ishin shumë më mirë. Rusia nuk ofron asgjë për Kosovën apo Serbinë apo, sinqerisht cilindo komb në Evropë sa i përket zhvillimit ekonomik. Krejt çfarë ofron është destabilizimi. Pra, është ndikim shumë i keq dhe fatkeq. Nga pikëpamja jonë duhet t’i qasemi Rusisë me vendosmëri, duhet të luftojmë propagandën e saj, t’u kundërvihemi përpjekjeve destabilizuese të saj dhe të inkurajojmë vendet si Kosova, si Serbia që të shohin drejt perëndimit, të vazhdojnë integrimin në perëndim, të forcojnë sundimin e ligjit, të ulin korrupsionin në mënyrë që të tërheqin investimet. Ardhmëria është drejt perëndimit, në integrimin në Bashkimin Evropian, me ekonomitë perëndimore. Nuk ka asgjë që Rusia mund të ofrojë.

Zëri i Amerikës: Serbia është aleati kryesor i Moskës në Ballkan, ndërsa njëkohësisht aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. A mund të pajtohen këto dy qëndrime?

Ron Johnson: Qartazi e kuptoj dëshirën e çdo vendi që të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet tjera. Por, nëse doni anëtarësim në Bashkimin Evropian, ju natyrshëm pranoni vlerat e tij dhe politikën e jashtme. Politika jonë e jashtme është qëndrueshmëria, paqja brenda Evropës dhe e theksoj sërish, Rusia nuk e ka një qasje të tillë.

Zëri i Amerikës: Ka vëzhgues që mendojnë së një ndryshim kufijsh në Ballkan do të do të mund të shfrytëzohet si njëfarë miratimi i pretendimeve territoriale të Moskës ndaj vendeve që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik. Si mendoni ju?

Ron Johnson: Mendoj që shqetësimi është i ligjshëm që nëse filloni të ndryshoni kufijtë në një pjesë të Ballkanit ka edhe shumë pretendime të tilla të njerëzve që duan të ndryshojnë kufijtë po ashtu. Në botën e sotme ka shumë shoqëri shumetnike dhe njerëzit kanë mësuar të jetojnë së bashku. Dhe, sërish, është shqetësim i ligjshëm që nëse filloni të ndryshoni kufijtë në një hapësirë, do të ketë kërkesa në të tjerat dhe kjo mund të jetë shumë destabilizuese për rajonin, gjë që Rusia me gjasë do ta mbështeste, sepse qëllimi i vetëm i saj është destabilizimi sepse nuk ofron asgjë sa i përket qëndrueshmërisë apo zhvillimit ekonomik.

Zëri i Amerikës: A prisni marrëveshje këtë vit apo në fillim të vitit tjetër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Ron Johnson: E di që ka trysni që të ndodhë në kuadër të udhëheqjes aktuale evropiane dhe ka një aspekt kohor për këtë. Nganjëherë afatet e tilla artificiale mund t’i nxisin palët të marrin vendime të rënda. Mendoj se është e mundur dhe sigurisht duam ta inkurajojmë këtë, sepse sa më shpejtë që Kosova dhe Serbia e lënë të kaluarën prapa dhe gjejnë një zgjidhje afatgjatë në dobi të të dyja vendeve, është më mirë.

Zëri i Amerikës: Në fund të këtij muaji Maqedonia voton në referendumin për emrin e saj. Si duken gjerat nga pikëpamja juaj? Do ta kalojë ajo këtë sprovë?

Ron Johnson: Isha në Maqedoni këtë mëngjes dhe fola me kryeministrin por edhe me përfaqësuesit e opozitës. Mendoj se ka dëshirë të vërtetë tek të dyja palët që të inkurajojnë qytetarët të dalin në votime, qoftë nëse janë për apo kundër. Përdoreni të drejtën për të votuar dhe lërini përfaqësuesit politik ta dinë këtë. Ka kundërshtime në të dyja vendet, në Greqi dhe Maqedoni, por jam i trimëruar nga fakti se të dyja palët e spektrit politik në Maqedoni po i inkurajojnë qytetarët që të dalin në votime.

Zëri i Amerikës: Nëse referendumi dështon, cilat do të jenë pasojat?

Ron Johnson: Është një referendum këshillëdhënës. Udhëheqësit politik edhe më tej kanë pushtet që të zbatojnë vendimin, por për shkaqe politike ata do të dëshironin referendum të suksesshëm.

 

Etiketa: destabilizuar rajoninide e rusisëndryshimi i kufijve


Ju sugjerojmë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Para
Do të mahniteni nga këto foto të Emily

Do të mahniteni nga këto foto të Emily

Skoci-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Skoci-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Realizon ëndrrën, njihuni me modelen e parë me sindromën Down

Realizon ëndrrën, njihuni me modelen e parë me sindromën Down
















TE FUNDIT

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
7 Qershor, 2025

Porti i Durrësit mirëpriti mëngjesin e sotëm kroçerën turistike “MV Deutschland”, me 463 pasagjerë në bord, shumica prej të cilëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com