Një 35-vjeçar nga Cërriku ka ndërruar jetë gjatë ditës së shtunë në burgun e Fushë-Krujës ku vuante dënimin.
Burimet për Balkanweb bëjnë me dije se 35-vjeçari kishte qenë në qeli dhe nuk ka dalë me të burgosurit e tjerë në ajrim, pasi ishte ndjerë keq.
Ndonëse nuk ka shumë detaje, policia thotë se nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja e 35-vjeçarit me inicialet E.Y. ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Një grup hetimor është ngritur për rastin dhe po mblidhen të gjitha provat dhe dëshmitë edhe nga të burgosurit e tjerë.
Policia ka referuar materialet hetimore e procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.