Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Horoskopi javor/ Ja parashikimi i Paolo Fox për ditët në vijim

2018/09/09 at 3:13 PM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Horoskopi javor/ Ja parashikimi i Paolo Fox për ditët në vijim

Dashi


Venusi do të kthehet nga shenja juaj për këtë javë dhe gjithçka në aspektin sentimental duket se do të shkojë mirë. Edhe Marsi do ta mbështesë shenjën tuaj, duke ju ndihmuar që të ndiheni më të fortë dhe energjikë. Bëni kujdes të martën dhe të mërkurën, kur Hëna do të jetë në pozicion të pafavorshëm dhe mund të ndiheni në humor të keq.

Demi

Këtë javë Venusi do të jetë në pozicion të pafavorshëm për shenjën e Demit. Do të fillojë një periudhë e vështirë për sa i përket aspektit sentimental dhe kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të detyruar të vini në pikëpyetje lidhjen tuaj. Për fat, planeti Mërkur do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj dhe do të merrni kënaqësi të shumta në punë. E hëna do të jetë një ditë me fat, ndërsa e enjtja dhe e premtja nuk do të jenë ditë të mbara.

Binjakët

Këtë javë Mërkuri do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Kjo mund të sjellë vështirësi si në aspektin profesional edhe në atë personal. Për fat, duke filluar nga dita e hënë, planeti Mars do të kthehet nga shenja juaj. Ditët me fat janë e marta dhe e mërkura. Bëni kujdes në fundjavë, sepse mund të lindin tensione me partnerin.

Gaforrja

Më në fund Venusi do të pozicionohet nga shenja juaj, duke ju rikthyer harmoninë dhe pasionin në çift. Falë edhe vendosjes së Marsit do të ndiheni shumë mirë fizikisht. Do ta nisni punën me energji të reja, që aq shumë ju kishin munguar në këtë periudhë. Në aspektin profesional do t’ju ofrohen mundësi të shumta, që duhet t’i kapni fluturimthi. Ditët me fat janë e enjtja dhe e premtja.

Luani

Marsi dhe Venusi do të kthehen në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj për këtë javë. Mos bëni veprime impulsive dhe bëni kujdes si shpreheni me partnerin, sepse mund të thoni ose bëni gjëra për të cilat të pendoheni. Do të ndiheni të lodhur dhe nervozë. Mos merrni përsipër angazhime ditën e enjte dhe të premte, pasi Hënën nuk do ta keni aleate.

Virgjëresha

Ky fillim shtatori do të jetë i paharrueshëm për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Mërkuri dhe Venusi janë pozicionuar në këtë shenjë dhe ju presin të reja interesante si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. E hëna do të jetë një ditë me shumë fat, sepse Hëna do të jetë kthyer nga shenja juaj. Vetëm të shtunën dhe të dielën mund t’ju dalë ndonjë e papritur.

Peshorja

Këtë javë do të ndiheni plot energji dhe të gatshëm për të përballuar çdo sfidë, sepse Marsi do të pozicionohet në shenjën tuaj. Ky planet do t’ju favorizojë dhe do të ndikojë që të ndiheni në formë të shkëlqyer fizike. Të martën dhe të mërkurën Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe do t’ju buzëqeshë fati. Diçka e mirë ju pret në fundjavë dhe do të përjetoni ndjenja të forta.

Akrepi

Venusi do të hyjë më në fund në shenjën tuaj, duke ju dhuruar një muaj të mbushur me emocione dhe dashuri. Edhe në aspektin profesional duket se gjërat do të shkojnë më së miri. Ditë me fat do të jenë e enjtja dhe e premtja. Ndoshta do të ndiheni paksa të lodhur, falë pozicionimit të pafavorshëm të Marsit, por është thjesht një gjendje kalimtare.

Shigjetari

Falë pozicionimit të Mërkurit, do të hasni vështirësi në marrëdhëniet me të tjerët, sidomos në aspektin profesional. Këshillohet të tregoheni të duruar dhe të shmangni sa më shumë që të jetë e mundur konfliktet, sidomos ditën e hënë, kur Hënën nuk do ta keni aleate. Diku nga e marta dhe e mërkura mund të merrni një lajm të mirë. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë të mbara.

Bricjapi

Këtë javë Venusi do t’ju buzëqeshë dhe vështirësitë në aspektin sentimental do të jenë për ju një kujtim i largët. Do të gjeni sërish qetësinë e humbur në krah të një personi të veçantë për ju, qoftë ky partneri prej një kohe të gjatë apo një njohje e re. Lajme të mira ju presin edhe në aspektin profesional. Të martën dhe të mërkurën punët mund të zvarriten disi.

Ujori

Këtë javë mund të keni tensione në çift, sepse pozicionimi i Venusit nuk e favorizon dialogun me partnerin. Do të ndieni se nuk ju kuptojnë. Marsi nga ana tjetër, do të kalojë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar forcë dhe energji dhe do të ndiheni të aftë të përballoni çdolloj vështirësie. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë me fat. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë më pak të mbara.

Peshqit

Mërkuri në pozicion të pafavorshëm vazhdon t’ju sjellë probleme në aspektin profesional. Do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me kolegët. Për fat, në aspektin sentimental situata do të përmirësohet së tepërmi. Marrëdhënia me partnerin do të jetë e shkëlqyer. Falë pozicionimit të Hënës, e hëna nuk do të jetë një ditë e mbarë. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me fat.

Etiketa: horoskopi javorpaolo fox


Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”
-Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

10 Tetor, 2025 10:42 am
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Para
I dënuar me 11 vite burg për çështjen CEZ, Kastriot Ismailaj kërkon pafajësi

I dënuar me 11 vite burg për çështjen CEZ, Kastriot Ismailaj kërkon pafajësi

Vuçic në Kosovë, Thaçi drekë me Metën  në Durrës

Vuçic në Kosovë, Thaçi drekë me Metën  në Durrës

Produktet e reja Apple, çfarë do të lançojë kompania në 12 shtator?

Produktet e reja Apple, çfarë do të lançojë kompania në 12 shtator?
















TE FUNDIT

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

Auto-Skicë
15 Tetor, 2025

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi është përballur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi në mbledhjen e kryetarëve në...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
15 Tetor, 2025

Është arrestuar pas gjashtë muajsh 36-vjeçari në Berat për plagosje. Në mars të këtij viti, shtetasi me iniciale A.F., plagosi...

Lexo më shumë

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha
15 Tetor, 2025

Qeveria amerikane ka sekuestruar më shumë se 14 miliardë dollarë në bitcoin dhe ka akuzuar themeluesin e një perandorie biznesi...

Lexo më shumë

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
15 Tetor, 2025

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se më pak se një në tre vende ka politikë kombëtare për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com