Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministria e Brendshme i përgjigjet PD-së: E vërteta e ngjarjes në Lezhë

2018/09/08 at 2:44 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nisin ndryshimet në Qeveri, Rama shkarkon zv.ministrin e Brendshëm Ilir Marko

Ministria e Brendshme ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike për lirimin e banditëve në Lezhë.

Policia thotë se personat për të cilat bën fjalë ngjarja nuk kanë pasur pistoletë, por armë simuluese zhurmuese.

“Në datë 06.09.2018, tek Salla Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në ora 23:37 minuta është telefonuar se nga një mjet me disa persona, nga rruga e kthimit Rana e Hedhun – Shëngjin, po qëllohej me armë.

Menjëherë janë angazhuar forcat policore dhe është bërë ndalimi i mjetit të dyshuar. Brenda tij ishin 3 persona.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre si dhe kontrollit të mjetit, është konstatuar një armë pistoletë me mbishkrimin ‘Ekol Special 99’, me krehër pa fishekë, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Pas ekspertimit, rezultoi se nuk ishte armë zjarri, por armë simuluese zhurmuese.

Janë kryer të gjitha veprimet hetimore e procedurale konform rregullave dhe referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit E.S. 26 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishje e rendit publik”, parashikuar nga nenet 280 dhe 274 të Kodit Penal, si posedues i armës.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar për procedim në gjendje të lirë, pasi në këtë rast kemi të bëjmë me kundërvajtje penale që nuk hetohet me masën arrest në burg.

2 shtetasit e tjerë që ishin në mjet, pas shoqërimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, janë lënë të lirë pasi nuk kishte elementë të veprës penale, për procedim ndaj tyre.

Veprimet hetimore kanë përfunduar në mëngjesin e datës 07.09.2018 dhe ngjarja është pasqyruar sipas procedurës standarde të punës, në datën pasardhëse në komunikatën për shtyp, në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Por pavarësisht kësaj, Drejtoria e Standarteve në Polici dhe SHÇBA mbi bazën e deklarimit publik po bëjnë verifikimet e nevojshme. Ministria përgënjeshtron të ketë telefonuar apo dhënë udhëzime në Drejtoritë Vendore, për operacione apo veprime procedurale dhe policore, që lidhen me hetimin e ngjarjeve.

“Sfidojmë cilindo brenda e jashtë Policisë të dëshmojë të kundërtën. Kjo është reminishencë e kohës kur Ministria e Brendshme drejtohej nga ata që sot janë në opozitë dhe gjuajnë me topa balte drejt Policisë së Shtetit, duke tentuar ta demotivojnë atë dhe inkurajojnë krimin. Të jenë të sigurt, se nuk do t’ja dalin”, thuhet në deklaratë.

Ju sugjerojmë

“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite
Aktualitet

“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite

11 Korrik, 2025 12:14 pm
Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili

11 Korrik, 2025 12:12 pm
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Tentativa e 45-të, dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

11 Korrik, 2025 11:50 am
“Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe
Aktualitet

“Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe

11 Korrik, 2025 11:49 am
“Ça ke Dhimo që bën gjeste të çuditshme”/Rama “kapet” me kryebashkiakun e Dropullit
Aktualitet

“Ça ke Dhimo që bën gjeste të çuditshme”/Rama “kapet” me kryebashkiakun e Dropullit

11 Korrik, 2025 11:40 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/MM: U raportuan 37 raste, mbeten aktive 4 vatra

11 Korrik, 2025 11:32 am
Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative
Aktualitet

Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative

11 Korrik, 2025 11:16 am
“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë, dronë..”/ Rama: Forcojmë ligjin për arkitektët
Aktualitet

“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë, dronë..”/ Rama: Forcojmë ligjin për arkitektët

11 Korrik, 2025 11:08 am
Rama: Departamentet e bujqësisë, qesharake! Të krijuara për të bërë qoka
Aktualitet

Rama: Departamentet e bujqësisë, qesharake! Të krijuara për të bërë qoka

11 Korrik, 2025 11:06 am
“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!
Aktualitet

“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!

11 Korrik, 2025 10:50 am
Para
Video/ Vuçiç: Jam i lumtur që ndodhem në Kosovë

Video/ Vuçiç: Jam i lumtur që ndodhem në Kosovë

Ertugrul pranon ofertën e majme të sheikut

Ertugrul pranon ofertën e majme të sheikut

Besimtarët mysliman kundra martesave gay. Hoxhallarët vazhdojnë të heshtin

Ateistët janë më shumë të ekspozuar ndaj depresionit se sa besimtarët

TE FUNDIT

“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite

“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite
11 Korrik, 2025

Sa i takon “Paketës së Maleve” nga takimi në Durrës, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditura detajet e reja....

Lexo më shumë

Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili

Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili
11 Korrik, 2025

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit u zhvillua këtë të premte seanca gjyqësore ndaj Festim Bexhdilit, kopshtarit të resortit ku...

Lexo më shumë

Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet

Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet
11 Korrik, 2025

Gjendemi sërish në një periudhë të vitit kur fajësojmë “Mërkurin në prapavijë” për gjithçka që nuk shkon  sipas planit. Por...

Lexo më shumë

Tentativa e 45-të, dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
11 Korrik, 2025

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 45-të, pasi partitë politike vazhdojnë të ngulojnë se kanë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com