Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Burokrati Johannes Hahn dhe shefica Federica Mogherini më bënë të urrej Europën

2018/09/01 at 4:00 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Burokrati Johannes Hahn dhe shefica Federica Mogherini më bënë të urrej Europën

Nga Berat Buzhala


Ai çdo mëngjes kur zgjohet, bëhet gati, vë kollaren, parfumoset, merr çantën me dokumente të shumta, përqafon më të dashurit e tij, nëse i ka, dhe niset për në vendin e tij të punës për të ushtruar terrorin e zakonshëm psikologjik ndaj miliona banorëve të shteteve që shpresojnë që një ditë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Ky është një profil për monumentin e burokracisë evropiane, komisionerin për zgjerim, Johannes Hahn.

Më kapluan një palë djersë të ftohta kur e lexova një deklaratë të Johannes Hahn, komisionerit për zgjerim të BE’së, se si Kosova dhe Serbia paskan bërë progres në arritjen e një marrëveshje finale. Ai paska thënë se marrëveshja duhet të punohet nga të dy liderët e të dyja shteteve, pra Thaçi dhe Vuçiç. Pas djersëve më erdhi një si mundim.

U futa në Google që ta kërkoja një fotografi të Hahn që të postoja një status në FB për të, kur çfarë të shoh, i gjithë ekrani m’u mbush me fotografi gjelash të ndryshëm. E kuptova që Hahn, në gjermanisht, i thuhej gjelit. Qenka edhe eufemizëm për burrat seksualisht aktiv. Në rastin e z. Hahn ky eufemizëm është deri diku i saktë, edhe pse nuk e di nëse ka ndonjë terminologji për dikë që bën seks aktivisht me shtete. Pastaj vendosa që në vend të një postimi në FB, ta shkruaj një portret të atij që unë e konsideroj monumentin kryesor të byrokracisë evropiane. Të atij që unë e konsideroj si sëmundjen kryesore të Bashkimit Evropian. Jo të atij personalisht – edhe pse PO edhe atij personalisht – por të atij si fenomen.

Më duhet ta them hapur, se nëse dikush më bën ta urrejë deri në neveri Bashkimin Evropian, atëherë numër 1 në toplistë është Johannes Hahn, shumë afër tij, në vendin e dytë, me fotofinish, është shefica e tij Federica Mogherini. Ta zëmë, për dallim prej tyre Jean Claude Junker më duket karakter interesant, përkundër, siç thuhet, dëshirës së tij për të pirë ndonjë gotë më shumë se sa duhet.

Hahn mund të jetë një njeri shumë i mirë, një familjar shembullor, mirëpo në sytë e mi, në mendjen time, në librat e mi, ai vazhdimisht ka qenë lloj i byrokratit, për të cilët Franc Kafka ka shkruar këtu e 100 vite më herët. Një byrokrat që punë dhe angazhim të tij ditor, dhe primar, e ka që të tjerëve t’ua nxi jetën me përgjigje qesharakisht ambiguoze.

Ai çdo mëngjes kur zgjohet, bëhet gati, vë kollaren, parfumoset, merr çantën, përqafon më të dashurit e tij, nëse i ka, dhe niset për në vendin e tij të punës për të ushtruar terrorin e zakonshëm psikologjik ndaj miliona banorëve të shteteve që shpresojnë që një ditë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, por që për çdo ditë Hahn i përkujton ata se sa e vështirë është një gjë e tillë.

Çfarë punë e mërzitshme, dhe e poshtër, duhet të jetë kjo, ani pse nuk jam shumë i sigurt që ai e konsideron të tillë. Hahn më duket i realizuar në rolin e tij. Mënyra se si i kumton lajmet negative është e admirueshme, edhe pse më shumë se sa të kumtojë lajme negative ai duket i obsesionuar të transmetojë lajme të pakuptueshme, saktësisht të tilla çfarë i kumtonin Jozef K’së, derisa sillej e pështillej nëpër korridore të komplikuara të gjykatave dhe policisë.

“Ju keni arrit progres të jashtëzakonshëm, por të pamjaftushëm”.

“Kosova është shumë afër Bashkimit Evropian, por mundësia për t’u bërë pjesë e BE’së është minimale”.

“Kosova është shumë afër liberalizimit të vizave, por për këtë duhet edhe shumë kohë”.

“Pesë vendet që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës nuk janë pengesë për integrimin e Kosovës në BE, por pa votat e tyre gjërat nuk mund të lëvizin”.

Të gjitha këto më ranë ndërmend, kur e lexova deklaratën e tij optimiste për progresin që po bëhet për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë – Serbi. U shokova nga gëzimi. Thash, kjo duhet të jetë prej atyre rasteve të rralla kur e shoh z. Hahn të kënaqur me progresin. Mirëpo ironia është që ai është optimist, kur të gjithë ne të tjerët jemi pesimistë.

Si është e mundur kjo? Kjo është fantastike. Z. Hahn është optimist për progres për një marrëveshje, për të cilën askush nuk di asgjë.

Ai është optimist për një marrëveshje që thuhet që ka mundësi të përfshijë këmbime të territoreve, të cilën e kundërshton i gjithë populli i Kosovës, kurse deri dje shqetësohej dhe ishte i brengosur kur dikush fliste negativisht për ndonjë fjalë të tepërt në marrëveshjen e Prillit të vitit 2013. Nëse dikush thoshte që ajo marrëveshje ishte e dëmshme për Kosovën, Hahn mërzitej shumë, sepse sipas tij kjo e cenonte qetësinë në Ballkan. Kurse tash kur përmenden kufijtë, këmbimet e territoreve, ai thotë se këto janë lëvizje optimiste. Në këtë moment qeshet fytyra e tij jokarizmatike. Kjo është fantastike. Është e mrekullueshme. Kjo e përshkruan më së miri këtë byrokrat gjakftohtë, ndoshta edhe cinik.

Që pesë vjet, sa herë që bëhej ndonjë progres në dialog, arrihej ndonjë marrëveshje, bëhej ndonjë gjë, ndonjë përpjekje e mundimshme, z. Hahn thoshte që kjo nuk mjafton, i ngrinte vetullat me skepticizëm, i rrudhte buzët i brengosur, bënte mimika të fytyrës që ma dridhnin zemrën. Tash, kur ne të gjithë po shastisemi në panik nga planet për lëvizje kufijsh, z. Hahn shpreh optimizëm. Çfarë është ky njeri kështu? E shqetësojnë nenet në statut të asociacionit, kurse e bëjnë të lumtur idetë për zhvendosje kufijsh?

Ky lloj i byrokratit zvarritët, bën drama, e vë në fytyrë një çehre të rëndë, lëshon pasthirrma, vesh petkun e personit të rëndësishëm, sa që flitet për çështje teknike dhe administrative. Sa më i vogël problemi, aq më e madhe drama. Kurse tash, kur po përmendet edhe lufta e mundshme në çdo të dytën intervistë, ai thotë që po bëhet progres.

Prandaj, jo rastësisht entiteti më ekonominë më të fuqishme në botë, Bashkimi Evropian, në politikë të jashtme është më pak relevant, ndoshta edhe se sa Turqia. Kur z. Hahn dhe Mogherini janë violinat e para të Bashkimit Evropian, autokratë dhe diktatorë, qoftë brenda, qoftë jashtë BE’së, hedhin valle. Për racën e politikanëve si Putin, Erdogan, Orban, Mogherini dhe Hahn janë salmon i tymosur për mëngjes. Pa pikën e karizmës dhe lidershipit.

Unë veç kur e shoh zotin Hahn dhe zonjën Mogherini, e arsyetoj deri në njëfarë mase largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Nëse ndonjëherë dikush në Bashkim Evropian dëshiron që byrokratit të panjohur t’ia ngris një përmendore, atëherë padyshim që ajo duhet të jetë në përngjasim më Johannes Hahnin.

*Autori është drejtor i gazetës “Express”



Ju sugjerojmë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Kronikë

SPAK tha se është njohur me aktet e dosjes, reagojnë avokatët e Veliajt

6 Dhjetor, 2025 4:27 pm
Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…
Kryesore

Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…

6 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën
Kryesore

Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën

6 Dhjetor, 2025 2:14 pm
SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre Ervis Martinaj dhe një ish-deputet
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre Ervis Martinaj dhe një ish-deputet

6 Dhjetor, 2025 1:09 pm
Lojërat e fatit/Zbulohen 5 lokale në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 administratorë
Kronikë

Lojërat e fatit/Zbulohen 5 lokale në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 administratorë

6 Dhjetor, 2025 11:49 am
Tentoi të vriste bashkëshorten e tij, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Kronikë

Tentoi të vriste bashkëshorten e tij, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

6 Dhjetor, 2025 11:01 am
Ktheu lokalin në bazë droge, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës
Kronikë

Ktheu lokalin në bazë droge, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës

6 Dhjetor, 2025 10:15 am
Para
Vrasja e biznesmenit në Shkodër, policia jep informacionet e para: Shëtiste në kalë kur u ekzekutua

Vrasja e biznesmenit në Shkodër, policia jep informacionet e para: Shëtiste në kalë kur u ekzekutua

VIDEO/ Shtëpia e ferrit në qendër të Tiranës, çfarë dinë fqinjët për babanë që përdhunoi të bijën për 16 vite

VIDEO/ Shtëpia e ferrit në qendër të Tiranës, çfarë dinë fqinjët për babanë që përdhunoi të bijën për 16 vite

Video/ Afrikani mbulohet me flamur shqiptar, këndon shqip këngë për Kosovën dhe Shqipërinë

Video/ Afrikani mbulohet me flamur shqiptar, këndon shqip këngë për Kosovën dhe Shqipërinë
















TE FUNDIT

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
6 Dhjetor, 2025

Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të...

Lexo më shumë

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
6 Dhjetor, 2025

Një telefonatë nga Cristiano Ronaldo ka gëzuar presidentin Donald Trump. Në postimin e tij, presidenti amerikan nuk e fshehu admirimin...

Lexo më shumë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
6 Dhjetor, 2025

Shoqëria e Zakynthos është e tronditur nga vdekja e një djali 2-vjeçar shqiptar në fshatin Agios Leontas, pasi u sulmua...

Lexo më shumë

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
6 Dhjetor, 2025

Tanzania është përfshirë nga trazira të dhunshme pas rizgjedhjes së presidentes Samia Suluhu Hassan, e cila akuzohet për krime të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com