Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas sulmit ndaj Klodiana Lalës, një tjetër gazetar kërcënohet me jetë

2018/08/31 at 11:52 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Pas sulmit ndaj Klodiana Lalës, një tjetër gazetar kërcënohet me jetë

Gazetari i kronikës në Tv Klan, Dashamir Biçaku me anë të një statusi solidarizues ndaj gazetares Klodiana Lala, ka publikuar disa mesazhe kërcënuese që kanë ardhur në adresë të tij. Ai ka rrëfyer se si bandat kriminale e kanë kërcënuar me jetë për shkak të detyrës, dhe se sa të pambrojtur janë gazetarët në Shqipëri.


Statusi i plotë:

Sulmi ndaj shtepise se nje qytetari e me teper ndaj nje gazetari, si ai dje ndaj koleges Klodiana Lala, per mua qe i kam provuar vete dhe vazhdoj t’i provoj kercenimet e dhunen e grupeve kriminale, njerezve te veshur me pushtet, atyre, tregon per fat te keq se sa e lehte eshte te sulmohen gazetaret, apo te afermit e tyre. Tregon se sa e lehte eshte te tentosh t’iu mbyllesh gojen atyre. Tregon se sa te pambrojtur jane gazetaret, kundrejt grupeve kriminale. Tregon se sa e veshtire eshte te punosh ne kete profesion ne Shqiperi. Tregon se sa i frikshem eshte profesioni yne, ndersa ne perpiqemi te jemi transmetues e asaj qe ndodh, jo gjyqtare te saj. Kur agresioni mberrin ne kete pike nuk eshte me as kercenim, por sulm i mirefillte per te bere çmos qe dikush te mos vazhdoje te flase me, qe dikush te mos e vazhdoje ta beje punen e tij. Dhe kjo ne menyre te veçante per gazetaret.

Ne jemi ata qe perpiqemi te tregojme shqetesimet e te gjithe te tjereve, por kurre nuk flasim per veten. Kjo ndodh edhe pse ne vazhdimisht mund te jemi nen kercenimin e dhe agresionin e kujtdo te cilit i dalim perpara. Jemi nen kercenimin dhe agresionin brutal te kujtdo pushteti dhe zyrtareve te tij, nese atij apo atyre, nuk iu pelqen kjo gje. Jemi nen agresionin e kujtdo personazhi te krimit te rruges e krimit te organizuar te cilit nuk i shkon per shtat e verteta. Perpos te gjitha kercenimeve shantazheve, qe perjetojme, rreziqeve qe marrim persiper, puna e gazetareve, nuk eshte aq e bukur sa ç’del ne ekranet tona. Shume e dine, por shume te tjere nuk e dine, qe gazetaret mjaft here jane te neperkembur dyerve te administrates, sharjet dhe fyerjet, jane te zakonshme, linçimet nuk mungojne. Neper vendet e krimit, shume prej nesh mund te shantazhohen qe te mos marrin pamje, intervista dhe te mos e bejne punen tyre.

Nese ndonje syresh mendon te beje ndonje investigim, zor se ia del ta perfundoje, shkopinjte rrugeve, nuk jane si ato te zakonshmit e gazetarise qe shohim ne Bote, apo qofte edhe ne vendet e treta, apo ato ne konflikte. Nese ndokush prej nesh do te mendoje se do te kerkoje mbrojtjen e shtetit dhe ben ndonje denoncim, per ndonje kercenim, prokuroria nuk do ta zbardhe kurre. Por nese do ta kete te zbardhur, i akuzuari do te kete ndonje mik, kusheri, apo kusherire prokuror, apo prokurore, gjyqtar, apo gjyqtare dhe shume shpejt çeshtja do te mbyllet, apo nuk do te hetohet. Por kjo eshte vetem nje pjese e kalvarit qe shume prej nesh heqim.

Kjo sepse ne, gazetaret shqiptare, jemi nga ata qe e kemi te keqen mes nesh. Shume prej nesh gezojne me pak te drejta se çdo te te gezonte çdo punemarres me i rendomte ne nje vend ne rajon, apo ne ne çdo vend tjeter te botes. Ne jemi ata qe s’kemi te drejta. Ne reporteret dhe gazetaret, nuk mund te bejme me teper se dy jave pushime ne vit. Mendo nje çmenduri kjo. Ne jemi ata qe te gjitha ditet e festave zyrtare, s’kemi te drejte te bejme me shume se nje dite pushimi ne jave. S’kemi te drejte te semuremi, s’kemi te drejte te fleme, sepse ne oren 01:00, pas mesnate shefi mund te te telefonoje dhe te te kerkoje llogari per nje lajm qe sapo ka ndodhur, edhe pse ti mbase je duke fjetur, ke femijet ne gjume, apo tek e fundit te ka mbaruar orari i punes.

Ne reporteret shqiptare jemi ata qe duhet te punojme 16-20 ore ne dite, ndonese paguhemi vetem per 8 ore pune ne dite. Ne punojme 6 dite ne jave, ndonese paguhemi per 5. Ne jemi ata te cilet kontrata e punes eshte nje leter higjenike qe e perdor botuesi apo pronari, nese atij i eshte mbaruar ajo ne tualet. Ne jemi ata te cilet duhet te perballojme stresin e shefit, se atij i ka ngecur sharra ne gozhde diku. Ne jemi ata te cilet punojme qe te pasurohen shefat tane, nese ata nuk duan ta publikojne nje lajm, apo nje kontrate koncesionari makinash p.sh, duhet te marrim perisper te justifikojme faktin pse na duhej ajo kontrate e policise p.sh me X koncesionar. Dhe ne fund, kur te te kene shfrytezuar mire, do te te tregojne deren se me demek nuk i ke permbushur kushtet e tyre te punes, nderkohe qe ty si gazetar nuk te ka permbushru askush asnje kusht….Kjo eshte gazetaria ne Shqiperi.

Sulmi ndaj Klodiana Lales, duhet marre seriozisht nga ata qe kane detyrmin te hetojne dhe te mos mbyllin veshet perpara asaj qe ndodh. Me poshte jane disa nga mesazhet e denoncuara ne polici dhe ne Prokurori prej meje, te cilat nuk jane hetuar nga prokuroria e Vlores sepse kercenuesi ishte djali i xhaxhait te prokurores. ….

 



Ju sugjerojmë

“Krimet zgjedhore,“zonat më të nxehta”/ 44 kallëzime për parregullsi, 20 procedime
Aktualitet

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u nis procedimi

24 Maj, 2025 11:26 am
Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari
Aktualitet

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari

24 Maj, 2025 11:16 am
Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse  akuzohet
Aktualitet

Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse akuzohet

24 Maj, 2025 10:39 am
‘Dikush më pyeti:Si i more 4 mandate?’/Rama:Ndoshta fitoj se s’jam socialist i mirë!
Aktualitet

‘Dikush më pyeti:Si i more 4 mandate?’/Rama:Ndoshta fitoj se s’jam socialist i mirë!

24 Maj, 2025 10:14 am
Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar
Aktualitet

Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar

24 Maj, 2025 9:59 am
Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu
Aktualitet

Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu

24 Maj, 2025 9:50 am
Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
Aktualitet

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

24 Maj, 2025 9:29 am
Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
Aktualitet

Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia

24 Maj, 2025 9:20 am
Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!
Aktualitet

Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!

24 Maj, 2025 8:52 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit, 24 Maj 2025

24 Maj, 2025 8:30 am
Para
Donald Lu nuk paska ikur nga Shqipëria, ja ku shfaqet sot

Donald Lu nuk paska ikur nga Shqipëria, ja ku shfaqet sot

Lajmi i fundit/ e zë bombola e gazit poshtë, ndërron jetë 3 vjeçari

Përgjaken rrugët/ Aksidenti i dytë brenda 1 ore, shkon në 7 numri i të plagosurve

Paralajmërimi i fortë i Ramës për kryebashkiakët: Disa nga ju mund të mos jenë në zgjedhjet e ardhshme

Paralajmërimi i fortë i Ramës për kryebashkiakët: Disa nga ju mund të mos jenë në zgjedhjet e ardhshme
















TE FUNDIT

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u nis procedimi

“Krimet zgjedhore,“zonat më të nxehta”/ 44 kallëzime për parregullsi, 20 procedime
24 Maj, 2025

Është bërë bilanci nga ana e Prokurorisë së Përgjithshëm sa i takon krimeve zgjedhore deri më datë 22 maj. Në...

Lexo më shumë

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari
24 Maj, 2025

Dyshohet se kreu 4 vjedhje brenda një nate, arrestohet nga policia 28 vjeçari në Fier. ‘Zbardhen 4 vjedhje në subjekte...

Lexo më shumë

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
24 Maj, 2025

Martesa dëmton rëndë shëndetin mendor. Për më ironikët kjo do të ngjallte reagime natyrisht, por në fakt eksistojnë studime të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse akuzohet

Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse  akuzohet
24 Maj, 2025

Ishte akuzuar në Turqi për disa vepra të rënda penale, ndër to tentativë vrasjeje kapet në Tiranë, kreu i një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com