Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unioni i Gazetarëve: Sulmi me armë, tentativë e pastër për të frikësuar gazetaren. Policia të gjejë autorët!

2018/08/30 at 2:01 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Si i kreu dy vrasjet babai i Mario Majollarit, ndërtohet dinamika e ngjarjes

Sulmi ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, që ishte si shtepia e dytë për të, pasi linte dy vajzat e mitura, është një akt i rëndë dhe i dënueshëm. Unioni i gazetarëve shqiptarë e dënon ashpër aktin, dhe citon dhe komunikimin që ka pasur pas ngjarjes me gazetaren Lala.


Sipas zyrës së shtypit të UGSH-së, Lala ka thënë se sulmi është një tentativë e pastër për të frikësuar atë dhe ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si reportere.

Reagimi:

UGSH dënon ashpër sulmin ndaj banesës së gazetares Klodjana Lala

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon me forcë sulmin e kryer në banesën e reporteres së njohur Klodiana Lala në mëngjesin e ditës së sotme.

Vetë gazetarja Klodjana Lala, i tha zyrës së shtypit të UGSH-së se sulmi është një tentativë e pastër për të frikësuar atë dhe ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si reportere.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka mësuar se ngjarja është e rëndë dhe serioze, pasi ndaj banesës së koleges sonë është derdhur një breshëri me plumba, duke rrezikuar jetën e pjesëtarëve të familjes së saj prindërore.

UGSH i bën thirrje Policisë së Shtetit që urgjent të hetojë ngjarjen dhe të dërgojë autorët para drejtësisë, pasi çdo vonesë do të ndikojë edhe më shumë në acarimin e klimës së lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Policia nuk duhet të merret me detaje që çorodisin më shumë opinionin por të gjejë autorin ose autorët e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë.

Kur sulmohet lajmësi, rrezikohet rëndë një nga të drejtat themelore kushtetuese. UGSH është në kontakt intensiv me organizmat ndërkombëtare në Shqipëri për të kërkuar një angazhim sa më aktiv në mbrojtje të gazetarëve.

Ne u bëjmë thirrje institucioneve shqiptare që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe veçanërisht Ministria e Brendshme të reagojnë menjëherë duke dënuar ashpër sulmin dhe të merren në mbrojtje reporterët.

Zyra e shtypit e UGSH

Tiranë, 30 gusht 2018



Ju sugjerojmë

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit
Aktualitet

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit

17 Gusht, 2025 8:55 pm
Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh
Aktualitet

Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh

17 Gusht, 2025 8:31 pm
Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit
Aktualitet

Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit

17 Gusht, 2025 7:51 pm
Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit
Aktualitet

Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit

17 Gusht, 2025 7:12 pm
14-vjeçari vrau bashkëmoshatarin në Maliq, flet avokati: Autori shprehu pendesë
Aktualitet

14-vjeçari vrau bashkëmoshatarin në Maliq, flet avokati: Autori shprehu pendesë

17 Gusht, 2025 6:10 pm
Maliq/ Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari
Aktualitet

Maliq/ Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari

17 Gusht, 2025 6:00 pm
Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…
Kryesore

Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…

17 Gusht, 2025 5:12 pm
Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve
Aktualitet

Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve

17 Gusht, 2025 4:40 pm
“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn
Bota

“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn

17 Gusht, 2025 3:53 pm
BBC viziton Butrintin: Një nga qytetet e lashta më të mirëruajtura të Europës
Aktualitet

Butrinti/ 44,555 turistë e vizitojnë vetëm në korrik. Shifrat për 7 mujorin e 2025

17 Gusht, 2025 3:39 pm
Para
Rama: Godina e Teatrit Kombëtar s’është pjesë e historisë dhe as e aktorëve e regjisorëve

Sulmi me armë, Kryeministri: Mbështes Klodianën në këtë moment kritik. Policia e angazhuar për të zbardhur ngjarjen

Studimi/ Macet nuk janë kafshë shtëpiake

Studimi/ Macet nuk janë kafshë shtëpiake

Klodiana Lala: Biznesmeni tropojan i drogës, nipi i ish-gjyqtarit të njohur

Gazetarja Klodiana Lala reagon pas sulmit me armë në banesë: Nuk kemi konflikte personale, dyshoj se vjen për shkak të profesionit
















TE FUNDIT

Protestat, Vuçiç kërcënon studentët: S’do të lejojmë që bandat të sundojnë rrugët

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit
17 Gusht, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë sot një kërcënim drejt studentëve të revoltuar që me protesta po kundërshtojnë politikat...

Lexo më shumë

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?
17 Gusht, 2025

Bolivianët i janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhje që mund të shënojnë një kthesë të rëndësishme politike, duke i...

Lexo më shumë

Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!

Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!
17 Gusht, 2025

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj ashpër deklaratës së Presidentit Francez Emmanuel Macron, i cili tha...

Lexo më shumë

Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
17 Gusht, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com