Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdes Shyqyri Çoku, ish-hetuesi dhe torturuesi i At Zef Pllumit

2018/08/29 at 5:48 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdes Shyqyri Çoku, ish-hetuesi dhe torturuesi i At Zef Pllumit

Ish-hetuesi Shyqyri Çoku, të mërkurën, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Çoku është i njohur për hetimin dhe torturimin e 92 të dënuarve politik në veri të vendit dhe veçanërisht për torturimin e At Zef Pllumit.


Ai rezulton të ketë qënë një prej hetuesve më aktivë të diktaturës në veri të vendit, ndërsa u bë i njohur në opinionin publik pas daljes në dritë të faktit se qeveria shqiptare e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes”, si veteran të Kategorisë së Parë me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit.

Vendimi “i mbrapshtë” i dhënë në 2014 nga Ministria e Mbrojtjes prodhoi një debat politik, në të cilin u përfshinë drejtpërdrejt kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

I pari, Rama, kërkoi falje në Shkodër, por nuk tha nëse do t’i hiqej dekorata hetuesit dhe torturuesit të At Zef Pllumit, Sami Repishtit e dhjetëra të tjerëve. Për më tepër fajësoi Berishën që si president i kishte dhënë atij statusin e veteranit të Kategorisë së Parë.

Edhe pse kërkoi falje, ai nuk mori asnjë përgjegjësi për aktin.

“Ministria e Mbrojtjes s’ka pasur asnjëherë dhe as këtë herë, as përgjegjësinë për përmbajtjen e asaj liste dhe as detyrimin ligjor për të gërmuar në të kaluarën e personave të përfshirë në kategorinë I të veteranëve të LANÇ-it”, tha Rama.

Në atë kohë, Berisha iu përgjigj pa vonesë. Ai i tha Ramës se nuk e dekoroi Çokun ngaqë u ndikua nga Berisha dhe se ndjesën e kërkoi nga frika për urrejtjen që ka mbjellur në vend.

“Xhelatet nuk i dekorove se te tha Sali Berisha por i dekorove si deshmi e urrejtjes tende ndaj viktimave te babait tend xhelat dhe dajos superxhelat! Ti nuk kerkove kurre ndjese bashkeshortes dhe familjes se poetit Havzi Nela dhe viktimave te tjera qe u ekzekutuan me firmen e babait tend, sepse ty urrejtja aterore ndaj tyre nuk te lejon. Sot ti i kerkove ndjese Prof. Sajmir Repishtit per dekorimin e xhelatit te tij por kete e bere nga urrejtja e madhe qe ke mbjellur ne mbare vendin, qe pe me syte e tu dhe ndjeve ne tere qenien tende ne uraganin e protestes se 8 dhjetorit”, u shpreh Berisha në 2015.

Po kush është Shyqyri Çoku, hetuesi që e shpie debatin politik edhe një herë në pjesët e errëta ta diktaturës komuniste?

Sipas gazetarit Aristir Lumezi, të gazetës Panorama, ai ka hetuar dhe torturuar 92 të dënuar, kryesisht politikë (më poshtë lista e plotë). “Çoku, i cili e ka mbyllur karrierën e tij si oficer i lartë i Sigurimit në vitin 1990, ka qenë hetues në çështje të rëndësishme, kryesisht në Veri të vendit, me përfaqësues të lartë të kishës katolike. Ndër më të spikaturit mbeten At Zef Pllumi, por edhe imzot Ernest Çoba, Ipeshkëv i dioqezës së Shkodrës, apo meshtarin Marin Shkurti dhe vëllain e tij, Ndrekë Shkurti, po ashtu edhe Dom Lec Sahatçinë. Ata që kanë vuajtur nga torturat e Çokut dhe proceset e improvizuara politike të tij, tregojnë se ai ishte një njeri që donte të përmbushte misionin e luftës ndaj klerit, duke përpiluar deklarata dhe fakte të paqena në dosjet e tyre”, shkruan Panorama.

At Zef Pllumi e përmend Shyqyri Çokun në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”, i botuar në Tiranë në vitin 2001 nga shtëpia botuese Hylli i Dritës. Titulli në fjalë është vëllimi i tretë i Rrno vetëm për me tregue. Vëllimi i parë është botuar në vitin 1995, ndërsa vëllimi i dytë në vitin 1997 (burimi Ëikipedia).

Hetuesi Çoku ka përdorur deklarimet e At Zef Pllumit rreth fjalimeve të Enver Hoxhës për ekzistencën e lirisë së fesë dhe besimit në Shqipëri, si akuza për t’i ngritur atij një proces tërësisht politik kundër regjimit komunist e për ta dënuar me 25 vjet burg.

Torturat dhe përndjekjet e Shyqyri Çokut i ka provuar edhe publicisti dhe historiani Sami Repishti, i cili pati një reagim të ashpër pas lajmit se “xhelati” i tij ishte dekoruar, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Ministres së Mbrojtjes.

Reagim të ashpër pati edhe në media. Por këtë “faj”, falja e kërkuar nga Rama e la pa autor. Pas gjithë kësaj zhurme dhe drejtimit të gishtit nga vetë të persekutuarit nga Çoku drejt qeverisë, kryeministri e hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe e degdisi në vitin 1994, ndonëse dekorimet janë akte nominale dhe jo kolektive. Pasi, Shyqyri Çoku nuk u dekorua si anëtar i ndonjë çete, por si person me kontribute të veçanta në çlirimin e Atdheut.

 

Etiketa: hetuesi i at zef pllumitregjimi komunistshyqyri cokutorturat


Ju sugjerojmë

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
Aktualitet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

4 Tetor, 2025 5:25 pm
E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
Aktualitet

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

4 Tetor, 2025 5:03 pm
Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Aktualitet

Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

4 Tetor, 2025 12:26 pm
“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
Aktualitet

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

4 Tetor, 2025 10:32 am
Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
Aktualitet

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

3 Tetor, 2025 10:35 pm
Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita
Aktualitet

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

3 Tetor, 2025 6:02 pm
Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

3 Tetor, 2025 4:24 pm
Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
Aktualitet

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

3 Tetor, 2025 1:35 pm
Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin
Aktualitet

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin

2 Tetor, 2025 6:57 pm
Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri
Aktualitet

Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

2 Tetor, 2025 4:51 pm
Para
Vjen të kalojë fundvitin në Tiranë, këngëtarja përfundon në spital

Dafina Zeqiri nuk ndalet, ja ku e ka bërë sërish tatuazhin gjigant

Rama: Do kishim një numër të ulët vrasjesh këtë vit, nëse nuk do kishte ndodhur ngjarja e Selenicës

Rama: Do kishim një numër të ulët vrasjesh këtë vit, nëse nuk do kishte ndodhur ngjarja e Selenicës

Qeveria merr 16 mln dollarë borxh, për riparimin e një rruge të papërfunduar

Qeveria merr 16 mln dollarë borxh, për riparimin e një rruge të papërfunduar
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com