Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Audio-regjistrimi/ PD: Pse hesht Rama, armiku i pronës që shantazhoi gjyqtarin në Strasburg?

2018/08/29 at 1:04 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Audio-regjistrimi/ PD: Pse hesht Rama, armiku i pronës që shantazhoi gjyqtarin në Strasburg?

Partia Demokratike ka kërkuar sqarim nga kryeministri Edi Rama në lidhje me një audio-regjistrim që u publikua dje mes n/kryetarit të KQZ Denar Biba dhe gjyqtarit shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku. Përfaqësuesi ligjor i PD, Gazmend Bardhi tha se “audio-regjistrimi tregoi edhe njëhere se pasi nxorri jashtë funksionit gjykatat në vend, Edi Rama kërkoi të bllokojë pronarët të marrin të drejtën e tyre në Strasburg”.

Deklarata e plotë e përfaqësuesit ligjor të PD, Gazmend Bardhi

Audio regjistrimi i publikuar dje në media, ku në emër të Edi Ramës, nënkryetari i KQZ Denar Biba, shantazhon anëtarin e Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku, u provoi shqiptarëve se qeverisen nga një kryeministër armik i të drejtave themelore të njeriut dhe që e drejton vendin si një organizatë mafioze.


Në materialin audio kërcënimi është i qartë: “Nëse nuk zbaton porosinë e Edi Ramës, pas përfundimit të mandatit do të mbetesh pa punë. Sakrifica për të zbatuar me korrektësi ligjin nuk do të shërbejë për asgjë. Ky tren- pra mundësia e për të bërë pazar me Qeverinë-nuk do të vijë më në jetë”, është thelbi i kërcënimeve mafioze të të dërguarit të Edi Ramës për gjyqtarin e Strasburgut.

Edi Rama, Sekretari i tij i Përgjithshëm Engjëll Agaçi, nënkryetari i KQZ, Denar Biba mund të përdorin të gjithë pushtetin për të mbyllur çështjen, por ata nuk mund të ndryshojnë dot një fakt: se gjyqtari Ledi Bianku e ka raportuar shantazhin tek eprorët në Gjykatën e Strasburgut.
Media që zbuloi skandalin ka kontaktuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg Ledi Bianku dhe ai ka konfirmuar jo vetëm takimin me Denar Bibën, por edhe përmbajtjen e bisedës në regjistrimin audio.

Gjithashtu, gjyqtari shqiptar në Strasburg ka konfirmuar se në përputhje me detyrimet e tij etike dhe ligjore, pas takimit me Denar Bibën, ka informuar Kryetarin e atëhershëm të Gjykatës së Strasburgut, duke e cilësuar mesazhin e të dërguarit të qeverisë si ndikim të papërshtatshëm.
Mjafton ky pohim për të kuptuar përpjekjen qesharake të sekserit të Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit për t’u thonë shqiptarëve se nuk është ashtu siç duket, se shantazhi nuk është shantazh, por miqësi e vjetër.

Çfarëdo të bëjë Edi Rama me Engjëll Agaçin, është fakt i pandryshueshëm se të ashtuquajturën “bisedë miqësore” të Denar Bibës, gjyqtari shqiptar në Strasburg e raportoi pranë Kryetarit të Gjykatës së Strasburgut si ndërhyrje të paligjshme në punën e tij. Një ndërhyrje e tillë synonte ndihmë për qeverinë kundër interesave të pronarëve shqiptarë.

Audio regjistrimi është prova më diskredituese për Edi Ramën se, pasi u hoqi shqiptarëve të drejtën për t’u ankuar me nxjerrjen jashtë funksionit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, me mënyra mafioze, po u heq të drejtën pronarëve për t’u gjykuar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe për të rifituar pronën e grabitur nga qeveria.

Heshtja e Edi Ramës ndaj këtij akti kriminal është pohim i asaj që beson sot shumica e shqiptarëve se ai është urdhëruesi i aktit mafioz për shantazhimin e gjyqtarit në Strasburg dhe se kërcënimi, kapja politike, blerja e korruptimi është modeli i drejtësisë së re që po instalon Edi Rama.

Etiketa: audio regjistrimidenar bibaledi biankuPD


Ju sugjerojmë

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

5 Dhjetor, 2025 11:58 am
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Kryesore

“Zonat e mbrojtura ishin nën agresion”, Rama: Pyllëzim me dron

5 Dhjetor, 2025 11:52 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me vdekje në Shkodër

5 Dhjetor, 2025 11:31 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

5 Dhjetor, 2025 10:19 am
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Rusia: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes

5 Dhjetor, 2025 8:34 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të premte

5 Dhjetor, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 dhjetor 2025

5 Dhjetor, 2025 8:29 am
A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
Para
VIDEO/ Protesta për minierën, banorët e Memalishtit përplasen me policinë dhe kompaninë

VIDEO/ Protesta për minierën, banorët e Memalishtit përplasen me policinë dhe kompaninë

Tensionohet situata mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ja veprimi i fundit i aktores

Tensionohet situata mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ja veprimi i fundit i aktores

Bie Instagrami? Të fiksuarit pas rrjeteve sociale në “panik”

Jeni ndarë nga një lidhje e gjatë? Mos postoni kurrë këto gjëra në Instagram
















TE FUNDIT

Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
5 Dhjetor, 2025

Shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen "Veliaj". Seanca e radhës do të mbahet më 12 dhjetor. Nga të pandehurit, ka...

Lexo më shumë

“Zonat e mbrojtura ishin nën agresion”, Rama: Pyllëzim me dron

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
5 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij sot në në aktivitetin “Për ty natyrë”, një takim për prioritetet e...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Shkodër

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
5 Dhjetor, 2025

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Shkodër. Aksidenti ka...

Lexo më shumë

Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
5 Dhjetor, 2025

Dy persona, 29 vjeç dhe 22 vjeç, janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Hunter”. Këta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com