Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Je dielli ynë’/ Ironia e të riut nga Vlora i prish humorin Ramës

2018/08/28 at 10:09 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Komentuesit e bëjnë copë-copë Ramën në Facebook: ‘Këtë vit erdhën për të rregulluar dhëmbët, vitin tjetër do vijnë dyfishi për t’u bërë synet’

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa nga ndjekësit dhe komentuesit e tij në “Facebook”, pasi ka publikuar sot një video nga rindërtimi i urës së Drojës në Lezhë.


Gjithçka ka nisur me komentin ironik të një të riu nga Vlora që mesa duket nuk i ka pëlqyer kreut të qeverisë. Sipas komentuesit “Shqipëria është një shtet i fuqishëm që nuk i bien urat dhe që pret edhe emigrantë”. Ai i numëron një sërë arritjesh ndërsa i kujton Ramës se nuk u fut në burg asnjë nga ata që vodhën.

REPLIKAT

Komentues 1: Faleminderit Zoti Kryeminister per Urat qe po nderton. Ne nuk jemi si disa shtete ne Europe qe i bien urat ne jemi shtet i fuqishem, shtet qe pret emigrante. Rroga mesatare tek ne eshte 250 mij lek te vjetra dhe puna me e kerkuar eshte kamarier fale punes se palodhshme te Kryeministrit i kemi arrit keto stade jetese. Faleminderit o “dielli” shqiptareve. Edhe kur u thua shqiptareve qe ata te paret vodhen dhe ne po lajme borxhet e atyre prap je i madh. Se nuk fute asnje ne burg nga ata qe vodhen shtetin por thjesht fute disa hallexhinj qe spaguanin dot dritat. O Gjigand o i gjat 

Edi Rama: I dashur! Nuk me vjen keq per kete mesazh talles, po per faktin qe ti me siguri kujton se jo vetem ke te drejte, por edhe ke shkruar diçka vertete therese! Me vjen keq sepse se pari, nje pune e mire, e madhe apo e vogel, respektohet nuk perqeshet dhe kjo eshte nje pune e mire, do ti s’do ti!

Se dyti, rroga mesatare ne Shqiperi nuk eshte 250 mije leke, minimalja po dhe jo shume vite me pare ka qene 150 mije leke! Eshte pak? Patjeter qe eshte pak, madje shume pak, por ti duhet te mesosh se rrogat nuk rriten sipas nevojes po sipas mundesise dhe vendet nuk i zgjerojne mundesite e tyre sipas deshires, po me mundime te medha per vite, dekada e madje shekuj te tere!

Se treti, ti duhet te mesosh se ne sistemin ku jetojme, kryeministri nuk fut dot ne burg askend, sepse ai drejton pushtetin ekzekutiv, nderkohe qe pushteti gjyqesor nuk varet as nga kryeministri e as nga qeveria. Keto duken te thjeshta, po duhen mesuar, sic duhet mesuar edhe qe asnje hallexhi s’ka shkuar ne burg pse s’paguan dritat apo qe Reforma ne Drejtesi eshte pergjigja per hallin e zullumeve te pandeshkuara, por nuk behet sa hap e mbyll syte, e te tjera e te tjera…

Nuk po te lodh me shume se ne talljen tende ka edhe te tjera shprehje te mungeses se dijes e te informacionit, por nje gje besoma: Mund te lozesh me telefonin e te tallesh me ke te duash, edhe me mua, sa te duash, asnje problem, por kjo jo vetem nuk te ben me burre, me te mençur, me te afte, po perkundrazi, te pengon te behesh ndonjehere i atille. Qofsh mire e paç fat

Komentuesi 1: Edi Rama flm per repliken por te gjithe e dime kush ka te drejte ne kte koment. Rinia gjithmone ka te drejte KM 

Komentues 2 : Punimet i kam pa nga afer jane shume cilesore nuk ka shance te shembet me, por falenderojme fabriken qe po e ben me leket e veta dhe perfitojme dhe ne.

Edi Rama: Pyetja nuk eshte asnjehere ne keto raste ku u gjeten leket per ta bere nje veper publike, po si organizohet e sa cilesore eshte puna ndertuese dhe ne kete drejtim (edhe ne kete rast), me lejo te te them qe Ministria e Infrastruktures dhe Energjise ka rol kyç, ne te mire e ne te keq! Shembuj per te keqen ke plot, per te miren do kesh gjithnje e me shume

Komentues 3 : Je i vetmi kryeminister qe publikon punet qe behen me leket e popullit bravo ,shpresoj qe dronin ta kesh bler me leket e tua apo ja more hua Sales ( dronin )?

Edi Rama: Rrofsh se me bere te buzeqesh Kryeministrat nuk dallohen se kush i ben punet me leket e popullit dhe kush me leket e veta, po kush i ben mire e kush jo punet qe kudo ne bote behen me taksat e qytetareve! E dyta, kjo puna ketu per shembull, nuk eshte bere me leket e popullit, po me leket e nje kompanie ne ate zone, po pyetja ime eshte, cfare te shqeteson ty kur shikon pune te mira qe behen?! Dhe e fundit, vrite njecike me shume mendjen per dronin, se nuk i ke rene pikes

Komentues 3: Hahaha o z.kryeminister mua nuk me shqetson gje po thjesht dhash nje mendim dhe punet e mira nuk behen per se dyti e treti. Sa per dronin kemi plot ne perderisa ja çuam nje dhurat Serbise .Po nese suksese ne jete e pune  

Etiketa: ironiakomentuesirama


Ju sugjerojmë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
A keni pritur sa duhet? Ja kur është gati trupi i gruas për një shtatzëni të dytë pas lindjes

A keni pritur sa duhet? Ja kur është gati trupi i gruas për një shtatzëni të dytë pas lindjes

Dhurata e Noizyt për bashkëshorten e Granit Xhakës: “Faleminderit vëllai im”

Dhurata e Noizyt për bashkëshorten e Granit Xhakës: "Faleminderit vëllai im"

Edhe princ William ka një shenjë në trup si Kate, ç’po ndodh kështu me çiftin e njohur mbretëror

Edhe princ William ka një shenjë në trup si Kate, ç'po ndodh kështu me çiftin e njohur mbretëror
















TE FUNDIT

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com