Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndarja nga jeta e senatorit McCain, çfarë shkruajnë Meta, Rama e Basha

2018/08/26 at 1:56 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndarja nga jeta e senatorit McCain, çfarë shkruajnë Meta, Rama e Basha

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha shprehën mëngjesin e sotëm ngushëllimet për ndarjen nga jeta të senatorit amerikan, John McCain.

Meta e ka cilësuar ndarjen nga jeta të McCain, si një lajm të hidhur për të gjithë shqiptarët. Meta e vlerëson senatorin John McCain si një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës dhe kauzës për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Statusi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Ndarja nga jeta e Senatorit John McCain është një lajm i hidhur për mua dhe për të gjithë shqiptarët.

Sot u largua nga jeta një hero lufte dhe një patriot i madh, njeriu që i shërbeu kombit të tij me vetëmohim, heroizëm e ndershmëri të pashoqe. Ai i shërbeu lirisë dhe të drejtave të njeriut në botë e veçanërisht në Ballkan.

Senatori McCain ishte një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës dhe kauzës për lirinë dhe pavarësinë e saj. Ai u bë një ndër mbështetësit kryesorë të anëtarësimit të Shqipërisë dhe të rajonit tonë në NATO për të cilën të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës. Angazhimi i përkushtuar i njerëzve të tillë si McCain për çështjen e të drejtave dhe të lirive të popujve të shtypur në botë e kanë bërë SHBA-në një vend lider të demokracisë dhe rriti simpatinë e saj në gjithë botën. Sot shqiptarët humbën një mik të veçantë e të pazëvendësueshëm. U prehtë në paqe shpirti i tij!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar një mesazh ngushëllimi dhe falënderimi në të njëjtën kohë, për kontributin e senatorit amerikan, John McCain.

Statusi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Senatori John McCain e jetoi jetën si një betejë të pandërprerë për vlerat e mishëruara në qenien e Shteteve të Bashkuara të AmerikësAi ishte dhe një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin kemi bashkëpunuar e ndarë mendime të njëjta. Thank you for all and rest in peace Senator.

Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin social Facebook, një mesazh ngushëllimi. Basha e ka cilësuar McCain si një luftëtar i pamposhtur për kauzën e lirisë.

Statusi i plotë i kryetarit të opozitës Lulzim Basha

Me ndarjen nga kjo jetë të Senatorit John McCain, kombi shqiptar humbi një mik të madh. Luftëtar i pamposhtur për kauzën e lirisë, Senatori McCain ishte një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim euro-atlantik. Mirënjohje e përjetshme për këtë hero dhe ngushëllimet më të ndjera familjes së tij dhe popullit mik amerikan. U prehtë në paqen e Zotit!

Etiketa: mesazhetmetandarja nga jetarama dhe bashasenatori McCain

Ju sugjerojmë

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën
Aktualitet

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën

18 Qershor, 2025 7:14 pm
Zhvillohet seanca për “Gërdecin”, Mediu: Të merren parasysh dëshmitë e dhëna në SHBA
Aktualitet

Zhvillohet seanca për “Gërdecin”, Mediu: Të merren parasysh dëshmitë e dhëna në SHBA

18 Qershor, 2025 4:04 pm
“S’ka kontaktuar asnjë nga Irani”/ Hasani në Klan News: Hoqëm shqiptarët nga Izraeli
Aktualitet

“S’ka kontaktuar asnjë nga Irani”/ Hasani në Klan News: Hoqëm shqiptarët nga Izraeli

18 Qershor, 2025 3:55 pm
“Plazhi i lirë”/ Lirohen 2 hapësira publike në Durrës, hiqen 182 çadra me shezlongë
Aktualitet

“Plazhi i lirë”/ Lirohen 2 hapësira publike në Durrës, hiqen 182 çadra me shezlongë

18 Qershor, 2025 3:45 pm
Rinumërohen 25 kuti në Tiranë: PS-së i hiqen 30 vota, PD-së 4
Aktualitet

Rinumërohen 25 kuti në Tiranë: PS-së i hiqen 30 vota, PD-së 4

18 Qershor, 2025 2:50 pm
“I vë zjarrin banesës së një shtetaseje se djali i kishte para borxh”/Pranga të riut
Aktualitet

“I vë zjarrin banesës së një shtetaseje se djali i kishte para borxh”/Pranga të riut

18 Qershor, 2025 2:43 pm
Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe
Aktualitet

Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe

18 Qershor, 2025 2:13 pm
Sekuestrohen pasuri me vlerë 150 000 euro në Elbasan
Aktualitet

Elbasan/Shiti automjetet që mori me qira,arrestohet 40-vjeçari i dënuar për mashtrim

18 Qershor, 2025 1:47 pm
“Rama ngriti dolli për çiftin”, detaje nga dasma “mbretërore” e Alex Soros! (Fotot)
Aktualitet

“Rama ngriti dolli për çiftin”, detaje nga dasma “mbretërore” e Alex Soros! (Fotot)

18 Qershor, 2025 1:32 pm
Vijon rinumërimi për Tiranën, si lëvizën shifrat për partitë në 13 kuti votimi
Aktualitet

Vijon rinumërimi për Tiranën, si lëvizën shifrat për partitë në 13 kuti votimi

18 Qershor, 2025 1:27 pm
Para
Flet akademiku bullgar: Kosova ti vendosë vijë të kuqe Serbisë për sovranitetin

Flet akademiku bullgar: Kosova ti vendosë vijë të kuqe Serbisë për sovranitetin

Lëvizje surprizë/ Abramovic gati të shesë Çelsin, arsyet përse po e largojnë nga klubi londinez

Lëvizje surprizë/ Abramovic gati të shesë Çelsin, arsyet përse po e largojnë nga klubi londinez

Grabiti me thikë pikën e internetit, e ëma përfundon në spital pasi i arrestuan djalin

Grabiti me thikë pikën e internetit, e ëma përfundon në spital pasi i arrestuan djalin

TE FUNDIT

Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë

Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë
18 Qershor, 2025

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, ishte sot i ftuar në studion e “Përballë Lajmit”, në...

Lexo më shumë

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën
18 Qershor, 2025

Është mbyllur dita e parë e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, proces që do të vijojë edhe për...

Lexo më shumë

Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni

Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni
18 Qershor, 2025

Me sulmet ajrore izraelite që nuk po shfaqin asnjë shenjë ngadalësimi edhe pas gjashtë ditësh, mijëra njerëz po ikin nga...

Lexo më shumë

Tragjedia ajrore në Indi, zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit “Boeing 787”

Tragjedia ajrore në Indi, zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit “Boeing 787”
18 Qershor, 2025

Një defekt në të dy motorët dyshohet si shkaku kryesor i tragjedisë ajrore të ndodhur javën e kaluar në Indi, ku një avion...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com