Nga një prej ҫifteve më të përfolur të muajve të fundit, sapo është zbuluar një lajm i ri. Nuk do të ketë dasmë. Zërat se Elita dhe Gjiko do ta kurorëzonin dashurinë më 23 gusht u besuan deri sot, kur mësohet se reperi dhe moderatorja bukuroshe nga Kosova nuk do ta organizojnë tani ceremoninë e martesës.
Indeksonline ka mësuar se çifti e ka anuluar dasmën dhe arsyeja nuk dihet. Megjithatë, ashtu siҫ të gjithë dyshojnë, shtatzënia ende e pakonfirmuar e Elitës mund të jetë arsyeja kryesore që ҫifti e kanë shtyrë këtë festë për një moment më të qetë.