15 vjet më parë, Callie Rogers, kur ishte vetëm 16 vjeç, u bë milionerja më e re në moshë në Britani. Ajo fitoi 1.8 milionë paund në llotari. Të gjithë menduan se ajo e kishte siguruar jetën. Por jo… Për më pak se një dekadë paratë u zhdukën për… as ajo nuk është e sigurt se për çfarë.
Bënte pushime, zotëronte shtëpi (një për të ëmën, një për gjyshen dhe disa për vete) dhe operacione për zmadhimin e gjoksit.
Kishte dhe shumë makina, të cilat ia dhuronte të dashurve, me të cilët ndahej shumë shpejt. Kishte dhe drogë… por kishte dhe shumë sulme fizike. Por nga gjithçka, përfundoi në asgjë.
Sot, djali 6-vjeçar i saj, Blake ka paralizë cerebrale dhe është me aftësi të kufizuara.
Megjithëse ai ka buzëqeshjen më të bukur dhe dashuron përqafimet, nuk mund të ecë pa ndihmë, nuk mund të flasë dhe as të gëlltisë siç duhet.
Trauma që Blake pësoi në lindje, e cila sipas të ëmës, ka çuar në mosfurnizimin e trurit me oksigjen, vrau vëllain e tij binjak.
Pas gjithë eksperiencës së saj si milionere, ajo thotë se tani gjithçka për të janë fëmijët e saj. Calli u shpreh se do t’iu mësojë vlerën e parave, që duhet punuar për t’i fituar dhe po ashtu për t’i mbajtur.