Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Kufijtë e Kosovës, të garantuar! Vetëm Beogradi dhe argatët e tij në Prishtinë kërkojnë ndryshimin e tyre!

2018/08/18 at 11:38 AM
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kufijtë e Kosovës, të garantuar! Vetëm Beogradi dhe argatët e tij në Prishtinë kërkojnë ndryshimin e tyre!

Ish-kryeministri Sali Berisha priti në një takim, kryetarin e komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, pasditen e djeshme. Në takim, z.Bahtiri e njohu ish-kryeministrin Berisha me përpjekjet e tij si kryetar komune dhe të ekipit të tij për zhvillimin, prosperitetin e gjithanshëm të komunës së Mitrovicës.


Kryetari Bahtiri theksoi se përkundrejt këtyre zhvillimeve, përpjekjet e Beogradit për aneksimin e Mitrovicës dhe copëtimin e Kosovës janë një kërcënim i madh për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Në këtë takim, z. Berisha i shprehu z. Bahtiri vlerësimin e tij për kontributin e çmuar që ai ka dhënë dhe jep në drejtimin e qeverisë vendore të Mitrovicës, përballimin me sukses të presioneve të shumëllojta dhe zhvillimin e komunës së tij.

  1. Berisha vlerësoi lart qëndrimin e z. Bahtiri kunder projektit të Beogradit për krijimin e Serbisë së Madhe dhe copëtimin e Kosovës, që mjerisht kësaj rradhe ka siguruar edhe ndihmën e argatëve të vet në Prishtinë.
  2. Berisha theksoi se Mitrovica nuk ka qënë kurrë e Serbisë përveçse në hartën e Serbisë së Madhe. Në të gjitha rezolutat e OKB, aktet ndërkombëtare, marrëveshjet e Rambujesë, Kumanovës, dokumentin Ahtisari, Aktin e Pavarësisë, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hages dhe 115 njohjet nderkombëtare të Republikës së Kosovës, Mitrovica është territor i Kosovës, tha ai.  Ai u shpreh se askush dhe asnjëherë, përveç serbomëdhenjve në Beograd dhe argatëve të tyre në Prishtinë, nuk kanë vënë kurrë në diskutim kufijtë aktualë të Kosovës dhe nuk kanë kërkuar kurrë ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh.

“Sot, integriteti territorial i Kosovës dhe siguria e saj, janë më të garantuar se të çdo vendi tjetër në rajon. Në Kosovë ekzistojnë standartet më të larta të garantimit të të drejtave të minoriteteve. Por një grusht banditesh, kriminelësh me lidhje te fuqishme me mafien serboshqiptare, mbahen në këmbë në veriun e Mitrovicës për qëllime kontrabande dhe trafiqeve të drogës, armëve etj”, u shpreh z. Berisha.

Ish-kryeministri Berisha theksoi se përpjekjet e Beogradit dhe argatëve të tij albanofobë në Prishtinë për Serbinë e Madhe, janë një rrezik madhor për paqen e brishtë në të gjithë rajonin tonë duke hapur kutinë e Pandorës, që rrezikojnë rajonin tonë me një seri konfliktesh të reja, të cilat, theksoi ai, do jenë shumë më të egra se sa të parat. “Vendet tona kanë nevojë jetike për paqe”, u shpreh z. Berisha. Biseda ishte e hapur, vllazërore dhe me mirëkuptim të ndërsjelltë të plotë.

 

Etiketa: argatet ne prishtinebeogradiberishakufijte e kosoves


Ju sugjerojmë

Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Kryesore

‘Çlirimi’ i pallatit pa leje, Rama publikon vendimin e gjykatësit: Skandaloz!

19 Gusht, 2025 6:43 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Një tjetër “mur kinez” ra!
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Një tjetër “mur kinez” ra!

18 Gusht, 2025 5:07 pm
Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…
Kryesore

Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…

17 Gusht, 2025 5:12 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Kryesore

Banesa dhe krerë të humbur nga zjarret në vend, Rama premton rifinancim

15 Gusht, 2025 7:27 pm
Zjarret në vend, Vengu: Vlerësim dhe kompensim të dëmeve të shkaktuara!
Kryesore

Zjarret në vend, Vengu: Vlerësim dhe kompensim të dëmeve të shkaktuara!

15 Gusht, 2025 6:34 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!

14 Gusht, 2025 5:12 pm
Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore
Kryesore

Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore

13 Gusht, 2025 8:57 pm
Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!
Kryesore

Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!

13 Gusht, 2025 8:43 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Politikë

Artikulli i “Wanderlust” për Shqipërinë,Rama:Një realtitet ku koha ka ngadalësuar…

12 Gusht, 2025 4:57 pm
Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit
Kryesore

Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit

10 Gusht, 2025 10:44 am
Para
Ish-kreu i OKB-së, Kofi Annan ndërron jetë në moshën 80-vjeçare

Ish-kreu i OKB-së, Kofi Annan ndërron jetë në moshën 80-vjeçare

Historia e Paolës që kërkon djalin e zhdukur: “Do të fle pranë rrënojave derisa ta gjejnë”

Historia e Paolës që kërkon djalin e zhdukur: "Do të fle pranë rrënojave derisa ta gjejnë"

Tragjedia në Genova, qeveria italiane nis procedurat për heqjen e koncesionit

Tragjedia në Genova, qeveria italiane nis procedurat për heqjen e koncesionit
















TE FUNDIT

Mbretëria e Bashkuar gati të dërgojë trupa për të mbrojtur Ukrainën

Deputetja britanike:Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
19 Gusht, 2025

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të dërgojë trupa për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe portet e Ukrainës, si dhe...

Lexo më shumë

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës
19 Gusht, 2025

Zvicra është e hapur për të pritur bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, madje edhe me pjesëmarrjen e presidentit...

Lexo më shumë

Trump: Kthimi i fëmijëve të rrëmbyer është një përparësi

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
19 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë shprehur rëndësinë e kthimit të fëmijëve ukrainas të...

Lexo më shumë

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!
19 Gusht, 2025

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com