Një verë jo e paqtë kjo e këtij viti. Lëkundjet e tërmetit nuk janë ndaluar, duke u regjistruar goditje të reja thuajse të përditëshme ne zona të ndryshme të vendit.
IGJEUM ka regjistruar vetëm për ditën e djeshme deri në mbrëmje vonë 4 goditje tërmeti. Epiqendrat janë shenjuar mes Bulqizës, ku pati një tërmet të fortë pak ditë më parë dhe Gjirit të Lalzit, zonë në të cilën janë shënuar me dhjetra lëkundje gjatë dy muajve të fundit.