Mesa duket, Noizy ka plan ta kthejë grupin OTR, folenë e femrave më seksi në vend. Prej kohësh, Oriola Marashi është një nga modelet që është bërë pjesë e grupit OTR. Ajo është parë gjatë gjithë kohës me grupin e Noizy-t dhe së fundmi u bë pjesë e klipit “Toto”. Por duket se Noizy ka vendosur të marrë në OTR një tjetër vajzë mjaft seksi, Niki Delijorgjin. Ajo ka publikuar disa foto në “Instastory” ku shihet në studion e Noizy-t, duke regjistruar, gjë që tregon që shumë shpejt mund të sjellë këngën e saj të parë, një aventurë e re kjo për ish-miss-in dhe modelen që jeton jashtë Shqipërisë.
Po kush është Niki Delijorgji, ish-missi që s’njeh tabu? Para gjashtë vitesh ishte thjesht një 15-vjeçare e ndrojtur dhe e rezervuar, që për bukurinë e spikatur dhe elegancën fizike arriti të fitonte kurorën e “Miss Shqipëria”. Por në këto pesë vite, Kleoniki Delijorgji, e përzgjedhura e vitit 2012 si “Miss Shqipëria” e “Miss Globe”, duket një 21-vjeçare e hatashme dhe pa komplekse. Ende ruan fizikun e hollë në format e duhura për modele, parametra që i kanë dhënë mundësinë të depërtojë si fotomodele në Europë, duke realizuar jo vetëm sete fotografish ku shfaqet joshëse e vetme, por edhe në lojëra të nxehta me modelë.
Larmia e fotove të saj provokuese përfshin një spektër të gjerë idesh artistike, nga fotot topless në rrugë e deri tek ato me të brendshme në një dhomë gjumi. Me ambicien që ka shprehur për të prekur sfilatat e “Victoria’s Secret”, ajo shpesh realizon foto, ku tërheq vëmendjen e fotografëve me stilin dhe elasticitetin e lëvizjeve ndërsa merr poza. Kur fitoi kurorën e miss-it, Niki u shpreh në një intervistë të gjatë për “Panorama Plus”: “Duke qenë se jam vetëm 16 vjeçe dhe nuk është bërë ende një vit nga kurorëzimi im si ‘Miss Shqipëria’, nuk kam pasur kohën e mjaftueshme për të krijuar një album voluminoz me fotografi, në mënyrë që t’u bëj përshtypje firmave të këtij niveli.
Por ky do të jetë angazhimi im këto kohë”. Pas dy kurorave të bukurisë “Miss Shqipëria” e Miss Globe” ajo realizoi fotot e para me agjencinë “Bindi Model”, foto të destinuara për një revistë. Edhe pse për ndjekjen e studimeve ishte në dilemë mes dy zgjedhjeve Fashion Design ose Psikolgji, një gjë e kishte të sigurt, t’i hynte botës së modës. “Do të doja të sfiloja për Karl Lagerfeld, Jean Paul Gaultier, Kenzon Ferragamon. Por ëndrra ime është të sfiloj për Victoria Secret, që është një ëndërr që kam dashur ta realizoja që e vogël”.
etjes se a është bukuria kriter për të edhe kur vjen puna te meshkujt, ajo iu përgjigj: “Bukuria e mashkullit është një plus, por nuk më tërheq një djalë që është i bukur në qoftë se nuk ka gjëra të tjera në karakter për të më dhënë nga karakteri i tij”. Sa i takon sekretit të bukurisë dhe finesës ajo ka pohuar për “Panorama” se “Kështu funksionon metabolizmi im dhe nuk është se kujdesem për ushqimin, por konsumoj shumë fruta dhe sallatat”.
PANORAMA PLUS