Inspektoriati i Mjedisit gjobiti me 1 milionë Lekë të vjetra kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka.
Kjo e fundit u gjobit për mosmenaxhim të mbetjeve në qytet, ndërsa 500 mijë Lekë është masa administrative e vendosur ndaj firmës së pastrimit.
Situata e keqe me plehrat në qytetin bregdetar bëri që Inspektoriati i Mjedisit të marrë masa për përmirësimin e kësaj gjendje.
Kjo është hera e parë që nje kryetare bashkie gjobitet per ndotjen. Kujtojme se nje vit me parë, Kamza e Xhelal Mziut u mbush me plehra, por ndaj tij nuk u mor mase administrative. Po keshtu edhe shume qytete te tjera vuajne per menaxhimin e mbetjeve urbane.
Kryebashkiakja e Sarandës është kandiduar në këtë detyrë nga Partia Socialiste dhe është e njohur për miqësinë me ish-deputetin dhe ish-shokun e Rames, Koço Kokëdhima, asokohe (2015) me shumë influencë në PS./Opinion.al