Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e rëndë me 8 viktima në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorë. Rama i është përgjigjur komentit të një prej ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook.
“Pasqyrë e bukur me 8 të vrarë? Policia duhet të punojë më shumë, me të vërtetë armët i kemi nga xhaxhi Sali por ju duhet të bëni diçka më shumë” shkruan një komentues dhe përgjigja e kryeministrit është “Me fal ti jeton ne kete bote apo jeton ne hene, sepse ne kete bote, ndodhira te tilla ekstreme ndodhin edhe ne vendet me te zhvilluara demokratike, e nuk kane asnje lidhje me qeverine!”
Do të dalë sot para gjykatës autori i masakrës së 10 gushtit në fshatin Resulaj të Vlorës dhe avokati i tij është caktuar Gentjan Leka.
Seanca për masën e sigurisë ndaj Ridvan Zykajt do nisë në orë 11:00 në gjykatë e Vlorës. Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal. Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë