Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BB: Puna e shqiptarëve me produktivitetin më të ulët në Europë

2018/08/13 at 9:06 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
BB: Puna e shqiptarëve me produktivitetin më të ulët në Europë

Niveli i produktivitetit të punës në Shqipëri është i ulët, në fakt më i ulët sesa në çdo vend tjetër të Europës Lindore, sipas Bankës Botërore.


Krahasimet tregojnë se produktiviteti i punës, i matur nëpërmjet Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për punëtor, ishte rreth 31,000 dollarë në Shqipëri në vitin 2016, ndërsa në SHBA 60,000 dollarë për punëtor, në Lituani, 57,000 dollarë në Estoni dhe 48,000 dollarë në Rumani, thuhet në një studim të posaçëm të Bankës Botërore për aftësitë në punë në Shqipëri i publikuar së fundmi.

Ekspertët e Bankës lajmërojnë se produktiviteti është nën një kërcënim të mëtejshëm pasi popullsia e Shqipërisë po plaket, e cila në afat të mesëm dhe të gjatë do të ushtrojë presion mbi rritjen e produktivitetit. Profili demografik i Shqipërisë është disi më i ri se ai i pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor, pasi popullsia nën moshën 30 vjeç përbën 41% të popullsisë së përgjithshme, krahasuar me 36% për vendet fqinje.

Megjithatë, mosha mesatare po rritet. Ndërmjet viteve 1980 dhe 2015, pjesa e popullsisë nën 30 vjeç ra, ndërsa pjesa e popullsisë mbi 30 vjeç u rrit. Ekspertët e Bankës Botërore vënë në dukje se, migrimi jashtë vendit është bërë një strategji e rëndësishme për punësimin, por kjo mund të ndikojë negativisht në rritjen e produktivitetit në Shqipëri në afat të gjatë.

Ikjet e mëdha jashtë vendit nënkptojnë se një pjesë e fuqisë produktive të punës është larguar. Banka Botërore evidenton se, numri i emigrantëve shqiptarë u rrit më shumë se trefish gjatë dekadave të fundit: nga 0.2 milionë në vitin 1990 në 1.05 milionë në vitin 2017, duke përfaqësuar pothuajse 40 përqind të popullsisë rezidente (Statistikat e OKB-së 2018).

Kjo shifër është më e larta në Ballkanin Perëndimor pas Bosnjë dhe Hercegovinës. Shqipëria përjetoi ikje të konsiderueshme të punonjësve të kualifikuar (rreth 40% e fuqisë punëtore e arsimuar ka emigruar në vendet e OECD deri në vitin 2010). Paralelisht Shqipëria pati rritje të ulët tëpagave.

Por, emigrantët e kualifikuar nuk mund të zëvendësohen lehtë nga punëtorët e mbetur. Përveç kësaj, edhe pse remitancat kontribuojnë në reduktimin e varfërisë, ato mund të dekurajojne dëshirën për të punuar. Por një rikthim i mundshëm i emigrantëve mund të ndikojë në transferimin e njohurive dhe kapitalit njerëzor të fituar jashtë. Gjithashtu investimet financiare në diasporë mund të gjenerojnë përfitime ekonomike dhe rritje të produktivitetit, thekson Banka Botërore./ Monitor

Etiketa: BBEuropëproduktivitetin me te uletpuna e shqiptareve


Ju sugjerojmë

Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
Aktualitet

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

5 Qershor, 2025 4:32 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
Aktualitet

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

5 Qershor, 2025 2:48 pm
Para
Kriza financiare e Turqisë, e pëson edhe Euro nga frika e përhapjes

Kriza financiare e Turqisë, e pëson edhe Euro nga frika e përhapjes

Tmerrohet natën familja, 4 persona me armë e maska hyjnë në banesë për t’i grabitur

Tmerrohet natën familja, 4 persona me armë e maska hyjnë në banesë për t’i grabitur

Vajza e Dritan Priftit mesazh prekës: “Sa shumë më mungon ba…”

Vajza e Dritan Priftit mesazh prekës: "Sa shumë më mungon ba…"
















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
5 Qershor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Burrelit, ku si pasojë e përplasjes së sy...

Lexo më shumë

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
5 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump u shfaq pozitiv në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare me Bashkimin Evropian, gjatë një...

Lexo më shumë

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
5 Qershor, 2025

Vendosja e gabuar e sinjalistikave rrugore në vend ngre shqetësime për mbarëvajtjen e udhëtimit në rrugët e Shqipërisë, si dhe...

Lexo më shumë

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët
5 Qershor, 2025

Mes luftës dhe urisë, palestinezët në Rripin e Gazës po presin festën e Kurban Bajramit. Kurban Bajrami shënon provën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com