Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U sulmua nga qeveria, gjyqtarja e Vlorës: Kam 20 vite punë, i kam dhënë zemrën e shpirtin drejtësisë

2018/08/09 at 9:28 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
U sulmua nga qeveria, gjyqtarja e Vlorës: Kam 20 vite punë, i kam dhënë zemrën e shpirtin drejtësisë

“Ky shkelës i ligjit, dy herë i arrestuar nga policia në harkun kohor të pak muajve, lihet përsëri në shtëpi nga gjykata, falë gjyqtares Herila Çela”, do të shprehej zv.ministër i Drejtësisë një ditë më parë.

Por, siç tregon dosja e prokurorisë, masa e arrestit ndaj Taulant Manajt fillimisht nuk është ndryshuar nga gjyqtarja Herila Çela, por nga një treshe gjyqtarësh të Apelit të Vlorës, të cilët vlerësojnë se Prokuroria nuk ka sjellë prova që të vërtetonin se i dyshuari kishte pasur armë.

Për këtë fakt, ndaj këtyre gjyqtarëve dhe Prokurorisë nuk pati asnjë denoncim. Siç thuhet në dokumentacion, pasi 28-vjeçari ka thyer masën, ai është kapur nga policia sërish me armë. Fillimisht gjyqtarja Çela ka vendosur “arrest me burg”, për ta zbutur më pas në “arrest shtëpiak”, për shkakun se pas veprimeve hetimore të Prokurorisë nuk u gjetën gjurmë të të dyshuarit.

Por, a është ky vendim i duhuri, kur ndaj këtij shtetasi rëndojnë disa vepra?

TCH: Jeni e bindur që keni dhënë një vendim në bazë të provave?

Gjyqtarja Herila Çela: Absolutisht që po, jam e bindur për këtë. Është paraqitur kërkesa dhe, gjithçka që kam depozituar dhe çfarë është administruar në dosjen gjyqësore janë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Vlorës. Unë nuk kam asnjë koment më shumë për të bërë. Jam e përgjegjshme absolutisht me vendimin dhe vendimmarrjen. Jam bazuar në provat që janë paraqitur në seancën gjyqësore nga ana e Prokurorisë.


Sipas gjyqtares, Prokuroria duhej ta kishte vendosur në dijeni edhe për episodin e parë, duke mos i veçuar fashikujt hetimorë. Pas sulmeve të qeverisë, reagimi i Çelës në kohë vettingu është edhe një apel për institucionet që të kryejnë verifikimin e duhur.

“Unë di të them se kam 20 vite në sistem. I kam dhënë zemrën e shpirtin drejtësisë. Unë jam e hapur të vijnë kontrolle, të vijnë të verifikojnë nga Ministria apo nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Nga kushdo që e sheh të arsyeshme”, deklaron më tej gjyqtarja Herila Çela./Tch



Ju sugjerojmë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
Aktualitet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

4 Tetor, 2025 5:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Dhunuan punonjësin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

4 Tetor, 2025 5:13 pm
E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
Aktualitet

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

4 Tetor, 2025 5:03 pm
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

4 Tetor, 2025 3:58 pm
Para
Dhjetë pika për normalizimin Kosovë-Shqipëri

Intervista/ Veton Surroi: Serbia ende s'ka njohur Kosovën si shtet, si do negociojë për kufijtë? Ky debat duhet të ndalë

“A e dini ju se miralakja ime, e tretun n’dhé, ka fituar Green Card”, aktori i njohur perlot me mesazhin për të bijën që vdiq para 9 muajsh

"A e dini ju se miralakja ime, e tretun n’dhé, ka fituar Green Card", aktori i njohur perlot me mesazhin për të bijën që vdiq para 9 muajsh

40-vjeçarja gjendet në rrugë e plagosur rëndë, shoferi e përplasi dhe u largua

Mori plagë të rënda në aksident, ndërron jetë 22-vjeçari nga Elbasani
















TE FUNDIT

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
5 Tetor, 2025

Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
5 Tetor, 2025

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime...

Lexo më shumë

Horoskopi, 5 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
5 Tetor, 2025

Dashi – Do kuptoheni më së miri sot me atë që keni në krah dhe nuk pritet të ndodhin mosmarrëveshje...

Lexo më shumë

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
5 Tetor, 2025

Aktori Florjan Binaj ka shpallur kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet për kryetar bashkie të Tiranës. Teksa thekson arsyet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com