Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush e mbështet Hashim Thaçin në Shqipëri për ndryshimin e kufijve të Kosovës? Ja çfarë thotë vetë Presidenti

2018/08/07 at 10:20 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet pasuria e deklaruar nga Presidenti i Kosovës

Shqipëria zyrtare ka heshtur deri më tani për çështjen më të debatuar mbarëshqiptare, ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi. Teza e ndryshimit të kufijve po mbrohet fort nga Presidenti i Kosovës, Thaçi ndërsa deri më tani është kundërshtuar vetëm nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Sakaq, analistët kanë shkruar se heshtja e qeverise shqiptare eshte aprovim per Thacin. Pra ka dakordësinë e Ramës.

Por kush e mbështet Thaçin në Shqipëri?

Në një intervistë telefonike për TCH ai ka thënë se nuk ka komunikuar me autoritetet e Tiranës, por beson se Shqipëria nuk do të jetë kundër vullnetit të qytetarëve të Preshevës.


***
Zoti Thaçi, ju prej ditësh po artikuloni tezën e korrigjimit të kufijve. Ku ndryshon teza juaj nga ndarja e Kosovës dhe shkëmbimi i territorit?

Hashim Thaçi:Në asnjë rrethanë nuk mund të lejohet ndarja e Kosovës apo shkëmbimi i territoreve pasi ajo është një ide e vjetër e Serbisë. Kërkesë historike kjo e Serbisë. Ndërsa unë shoh mundësi në kuadër të korrigjimit të kufirit, rreth 400 km, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja t’i bashkohen Republikës së Kosovës. Mendoj se kjo kërkesë është krejt legjitime, e arsyeshme, historike, e vullnetit të qytetarëve. Idetë e ndarjes, janë ide që në asnjë rrethanë nuk mund të vihen në jetë nga askush në Kosovë.

A mendoni se edhe Beogradi do të kërkojë edhe bashkimin e Mitrovicës së Veriut me Serbinë?

Hashim Thaçi: Në tavolinën time kam kërkesën e institucionalizuar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkangjitje me Kosovën. Por në asnjë rrethanë nuk do të lejohet shkëmbi territoresh. Qytetarët e Preshevës e kanë dhënë vullnetin e tyre me referendumin e 1992 për bashkëngjitje me Kosovën. Kjo është një e drejtë historike, legjitime. Qytetarët në Kosovë e pranojnë masivisht këtë ide, këtë projekt.

Pse mendoni që Serbia mund ta pranojë këtë kërkesë të Kosovës për bashkim të Luginës së Preshevës?
Hashim Thaçi: Kjo është një e drejtë e deklaruar nga qytetarët e Luginës së Preshevës. Kërkesat e të drejtave të njeriut janë të pamjaftueshme për ta. Kërkesa është legjitime dhe realizueshme në mënyrë paqësore me Serbinë. Nëse do të ndodhë kjo, askush nuk do të jetë kundër, as SHBA, as NATO, e as BE.

A keni mbështetjen e SHBA dhe BE?

Hashim Thaçi: Nëse do ketë një marrëveshje dypalëshe, askush nuk do të jetë kundër. Para dy vitesh edhe vendet e BE, Belgjika dhe Holanda rishikuan dhe ndryshuan në mënyrë paqësore vijën kufitare.

A ka rakordim me Tiranë për tezën tuaj të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën? Pasi deri tani nuk kemi deklarata publike të Presidentit, kryeministrit, apo të Ministrisë së Jashtme për këtë çështje.

Hashim Thaçi: Ende nuk kam biseduar në mënyrë zyrtare me autoritetet shqiptare. Por nuk dua të besoj se Shqipëria do të jetë në pozicionin kundër vullnetit të qytetarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Mbes me shpresë se Shqipëria do të pozicionohet në favor të drejtave të tyre.

Tani që po diskutohet bashkimi i Preshevës me Kosovën, a mendoni se i hap rrugë asaj që është diskutuar prej vitesh bashkimit të Kosovës me Shqipërinë? A druheni se do të hapet edhe ky diskutim, nëse kjo ndodh?

Vullneti i qytetarëve të Kosovës është i deklaruar për të ardhmen euro-atlantike. Ky është edhe vizioni ynë. Që Ksoova t’i bashkohet NATO-s dhe BE.

Përmes një statusi në Facebook i jeni kundërpërgjigjur ashpër edhe ish-kryeministrit Berisha për rolin e tij në historinë e së shkuarës në raport me Kosovën.

Unë nuk i jam përgjigjur askujt, kam dhënë opinionet e mia për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Me të gjithë presidentët, duke filluar nga bisedimet në vitin 1991 me Ramiz Alinë, deri më sot me Ilir Metën; edhe me kryeministrat duke filluar me Fatos Nanon në vitet 1991-1992 e deri sot me Edi Ramën kam zhvilluar raporte korrekte, në transparencë të plotë dhe ruaj kujtimet më të mira për bashkëpunimin. Unë flas për fenomenet, jo për individët.

A mendoni, siç shprehen edhe disa analistë, se historia e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën hap “Kutinë e Pandorës” në Ballkan dhe do të ketë një efekt domino nëse ky bashkim ndodh?

Hashim Thaçi: Nëse ky bashkim ndodh në mënyrë paqësore, për çka unë angazhohem, atëherë nuk hap asnjë “Kuti Pandore”.

Etiketa: kufijteshqiperiathashim thaci


Ju sugjerojmë

Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve

28 Janar, 2026 9:52 am
76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 në mbështetje të Veliajt: Cenim i demokracisë…
Aktualitet

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 në mbështetje të Veliajt: Cenim i demokracisë…

28 Janar, 2026 9:11 am
Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe ashpërsim i masave për parkimin dysh
Kryesore

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe ashpërsim i masave për parkimin dysh

28 Janar, 2026 8:34 am
Bordi i Paqes, mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës ndërkombëtare
Aktualitet

Bordi i Paqes, mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës ndërkombëtare

28 Janar, 2026 8:31 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 28 janar 2026

28 Janar, 2026 8:28 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 28 janar 2026

28 Janar, 2026 8:26 am
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Kryesore

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…

27 Janar, 2026 8:46 pm
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës
Kryesore

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

27 Janar, 2026 3:35 pm
“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament
Kryesore

“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament

27 Janar, 2026 1:50 pm
Para
Divorci i vështirë/ Angelina Jolie akuzon Brad Pitt se nuk paguan pensionin e fëmijëve

Divorci i vështirë/ Angelina Jolie akuzon Brad Pitt se nuk paguan pensionin e fëmijëve

E rëndë/ Kapet rrjeti kriminal që shtrytëzonte gratë për të lindur fëmijë: Një foshnje shitej për 18 mijë euro

E rëndë/ Kapet rrjeti kriminal që shtrytëzonte gratë për të lindur fëmijë: Një foshnje shitej për 18 mijë euro

Sondazhi/ Simbolet e komunizmit po rikthehen në Shqipëri

Si u themelua Partia Komuniste shqiptare nga serbët, publikohet letra ku Enver Hoxha falenderonte Titon
















TE FUNDIT

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë
28 Janar, 2026

Koreja e Veriut lëshoi ​​të paktën një predhë në Detin e Japonisë të dielën, tha ushtria e Koresë së Jugut,...

Lexo më shumë

Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve

Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve
28 Janar, 2026

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohej kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, është...

Lexo më shumë

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 në mbështetje të Veliajt: Cenim i demokracisë…

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 në mbështetje të Veliajt: Cenim i demokracisë…
28 Janar, 2026

Kryetarët e bashkive anëtare të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 shprehin shqetësimin e tyre të thellë për paraburgimin pa afat të...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë zjarri 45-vjeçari në Shijak, në kërkim dy kushërinjtë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
28 Janar, 2026

Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Shijak mbrëmjen e së martës. Mësohet se 45-vjeçari është konfliktuar me dy kushërinj dhe më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com