Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se zgjidhje më të mirë se ndarja e Kosovës nuk ka. Ai ka thënë se një zgjidhje e tillë është afatgjatë, pasi ekziston mundësia që Kosova të kryej sulm ushtarak në Veri. Daçiq ka komentuar edhe deklaratat e Thaçit që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës duke thënë se kjo mund të ndodhë veç në ëndrra.
I pyetur rreth qëndrimit kundërshtues të Kishës ndaj kësaj ideje, Daçiq ka thënë se nuk sheh zgjidhje më të mirë se kjo ndërsa ka theksuar se ai është i vetmi në Serbi që ka ofruar ndonjë zgjidhje.
“Se cila do të jetë zgjidhja për këtë është dialogu. Për asgjë s’jemi dakorduar. Shikoni Thaçin që po do t’ia bashkëngjes Kosovës Medvegjën, Bujanovcin dhe Preshevën”
“Nuk ka asgjë nga kjo” – “Për këtë ne e kemi shprehjen ‘malo morgen (veç në ëndrra)”.
“Populli serb duhet të jetë i sigurt se Presidenti i Serbisë i cili është duke e udhëhequr këtë dialog dhe unë si Ministër i Punëve të Jashtme fuqishëm qëndrojmë prapa interesave shtetërore” ka thënë Daçiq.
Ndryshe Daçiq është ithtar dhe promovues i idesë së ndarjes së Kosovës në linja etnike që në këtë rast i bie shkëputja e 4 komunave veriore dhe bashkimi i tyre me Serbi./ Express