Në një artikull të publikuar para disa vitesh, aktorja Mary Uzerli ishte e para që ia rrëfeu të gjithë Turqisë sindromën e rrallë nga e cila vuante aktori i njohur Burak Ozçivit.
“Burnout syndrome”, ajo që njihet ndryshe edhe sindroma e stresit në punë, e ka bërë Kemalin t’i largohet ekranit për disa kohë. (Sindroma Burnout shkakton një lodhje të madhe fizike, emocionale dhe mendore, duke ulur në nivele shumë të ndjeshme edhe vetëbesimin. Një nga veçoritë që shfaqet shpejt është mungesa e interesit për punën, përgjegjësinë dhe përkushtimin. Sindroma Burnout çon deri në krijimin e fazave të depresionit që më vonë depërton edhe në nivele më të thella.)
“Nuk më pëlqen më asgjë” Vite të tëra në një punë të gjatë dhe të mundimshme në produksione mjaft të suksesshme e kanë bërë Burak Ozçivit-in të tregojë se është i përfshirë nga një sindromë e tillë. Psikologjikisht, ai është mjaft i rënduar dhe për këtë, prej disa kohësh po ndiqet nga një psikolog.
Për arsye të sëmundjes së tij, edhe bashkëshortja Fahriye Evcen, po i qëndron pranë. Për një kohë të papërcaktuar, aktori nuk do të marrë pjesë në produksione të reja për të fituar më shumë kohë qetësie dhe për të dalë sa më shpejt nga gjendja kritike.