Misioni i NATO-s në Afganistan njoftoi të dielën se tre ushtarë të aleancës u vranë nga një sulm me bombë kundër patrullës së përbashkët të sigurisë me forcat vendase. Të tre viktimat ishin ushtarë të Republikës Çeke.
Gjithashtu, një ushtar tjetër amerikan dhe dy ushtarë afganë u plagosën gjatë shpërthimit.
Sipas zyrtarëve afganë sulmi vetëvrasës ndodhi në provincën Parëan, rreth 60 kilometra në veri të kryeqytetit Kabul.
Vetëm pak orë përpara njoftimit të NATO-s, talebanët pretenduan se patën zhvilluar një sulm taktik ndaj një autokolone të ushtrisë amerikane në qytetin kryesor të provincës Parwan./VOA