Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuza e rëndë e Thaçit për Berishën dhe rrëfimi i Cecës për vizitën me Arkanin në Shqipëri

2018/08/05 at 10:34 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Akuza e rëndë e Thaçit për Berishën dhe rrëfimi i Cecës për vizitën me Arkanin në Shqipëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka akuzuar ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën se ka strehuar vrasësin e shqiptarëve, Arkanin. Lidhur me këtë vizitë, ka treguar disa vite më parë këngëtarja Ceca, ish-bashkëshortja e Arkanit.

Në janar të vitit 2000, Arkani vritet nga një pritë në hollin e një hoteli me tri yje në qendër të Beogradit. Më pas Ceca arrestohet së bashku me 318 persona të tjerë, e akuzuar si e dyshuar kryesore që kish strehuar Milorad Lukoviqin, ish-shefi special i “Beretave të kuqe” dhe mikun e tij, Dushan Spasojeviq, të cilët i kishte strehuar në shtëpi pak para vrasjes së Gjinxhiqit, kryeministrit serb të asaj kohe. Ceca akuzohet gjithashtu se kishte ndihmuar me para familjen e një të dyshuari tjetër që ka qenë në grupin kriminal.

Në këto kushte, 50 komando me maska dhe automatikë rrethuan shtëpinë e saj pranë “FK Obilic”, Gospodara Vuvica 120, në Beograd. Policia sekuestroi një sasi të madhe pajisjesh ushtarake në shtëpinë e këngëtares. Por, ndonëse hetimet treguan se Ceca kish qenë në kontakt me dy të dyshuarit para vrasjes së Gjinxhiqit, më pas ajo lihet e lirë. Nga intervista e dhënë për “Gazetën Shqiptare” në v.2010, shkëpusim pjesën ku ajo pohon se bashkë me Arkanin e kanë vizituar Shqipërinë:

Flitet se ju keni qenë në Pogradec me Arkanin, sa e vërtetë është kjo?

Ceca: A mund të quhet vizitë ardhja në atë fshatin turistik të Tushemishtit dhe më pas një xhiro anembanë nëpër qytetin e Pogradecit, pa zbritur nga makina…? Do të më falni nëse nuk e mbaj mend datën e saktë, por ka qenë qershori i vitit 1996 dhe unë isha në Ohër me Arkanin, nën shoqërinë e një tregtari të fuqishëm nga Dibra e Maqedonisë, Petrit Hamo, por fatkeqësisht pas pak kohësh ai u vra dhe për këtë më erdhi shumë keq. Pra ishim të tre, unë, Arkani dhe ai biznesmeni nga Dibra, Petrit Hamo, që Arkani e kishte shumë mik. Ishte ideja e biznesmenit dibran Petritit, që të shkonim në Shën Naum. Më pas ai na bëri një propozim, të kalonim kufirin dhe të hanim një drekë tek fshatin i parë sapo kalon doganën. Arkani nuk deshi në fillim, por pas këmbënguljes së biznesmenit se ishte një fshat i bukur dhe gatuhej tava e atij peshkut të rrallë, koranit, ne pranuam.

Nuk patët frikë dhe si u futët në Shqipëri?

Ceca: Arkani ishte shumë i kujdesshëm në lëvizje, por më pas u bind që të përdorte një pasaportë tjetër, jo me emrin e tij të vërtetë, por me një emër tjetër; edhe unë kisha pasaportë rezervë me identitet tjetër. Lamë makinën tonë luksoze tek Manastiri i Shën Naumit dhe kaluam kufirin me një xhip të zakonshëm ‘Hundai’ me targa të Ohrit. Në fakt, i gjithë ky itinerar ishte ideja e Arkanit. E kaluam kufirin normalisht pa problem, me pasaportat me identitet tjetër dhe u futëm në Tushemisht, një fshat shumë i bukur, i futur në breg të liqenit. Dukej një fshat i pastër oriental dhe shumë i virgjër. U futëm në një lokal fare pranë kufirit, i cili kishte një hauz të madh uji me peshq. Ishte shumë bukur, dikush që shërbente, na tha të uleshim tek tavolina ku qëndronte Enver Hoxha për relaks. Atje u ulëm nën një tendë të hijezuar midis pemëve rrotull, duke pasur në këmbët tona ujin e peshqit. Kemi ngrënë një tavë me koran, që unë do ta mbaj mend gjatë. Peshku u kap në syrin tonë aty në hauz si tip pishine, dhe na i gatuan. U kënaqëm, një relaks i vërtetë! Më pas bëmë një shëtitje nëpër qytet me makinë, por pa dalë prej saj. Më thanë “ky është Pogradeci, qytet i bukur”, por m’u duk i varfër, me rrugë me gropa dhe ca ndërtesa uniformë të palyera. Më pas u larguam. Kam bërë dhe shumë fotografi tek ai lokali, që na i bënte biznesmeni nga Dibra. Pasdite u larguam. Ishte një pushim i vërtetë.

Si e investigoi ish-komisari Besnik Sana hyrjen e Arkanit në Tushemisht?

Ish-shefi i Komisariatit të policisë së Pogradecit në vitin 2002, Besnik Sana, një profesionist i vërtetë, sapo ishte emëruar në Pogradec, filloi ta investigonte këtë ngjarje që qarkullonte në Tushemisht në formën e një thashethemeje. Disa djem të rinj në Tushemisht kishin njohur Cecën, pasi ishin adhurues të muzikës serbe dhe veçanërisht të kësaj këngëtareje, pasi kanalet serbe ndiqeshin që nga vitet ’70 shumë pastër në këtë zonë, pa pasur nevojë as për antenë. Kjo thashetheme e çoi komisarin Sana që ta hetonte këtë ngjarje duke kontrolluar dokumentacionin në doganën e Tushemishtit. Një buzëmbrëmje duke pirë kafe në Tushemisht, e pyes miqësisht komisarin Besnik Sana, se deri ku kish vajtur me Arkanin dhe Cecën. Qeshi: “Mos u nxito ta botosh në gazetë, se po përpiqem të gjej fotot që do të më vijnë nga Dibra e Maqedonisë nga të afërm të Petrit Hamos, i cili ka qenë me Arkanin dhe Cecën dhe më pas do të dalë e plotë gjithçka, se kalimin këtu në doganë e kanë bërë me emra të tjerë”, – më tha ai. Por ende pa mbushur 6 muaj, komisari Besnik Sana transferohet nga Pogradeci, dhe misteri i asaj ngjarjeje më ngeli në mendje. Kjo më detyroi që ta pyesja Cecën dhe të merrja prej saj përgjigjen e mësipërme.
/Arkiva e Gazetës Shqiptare, intervista e vitit 2010


Etiketa: ArkanCecashqiperivizita


Ju sugjerojmë

Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!
Aktualitet

Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!

24 Maj, 2025 8:52 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit, 24 Maj 2025

24 Maj, 2025 8:30 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 24 maj 2025

24 Maj, 2025 8:18 am
Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
Aktualitet

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

23 Maj, 2025 11:00 pm
Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
Aktualitet

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

23 Maj, 2025 10:47 pm
“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
Aktualitet

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

23 Maj, 2025 9:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

23 Maj, 2025 9:26 pm
Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
Aktualitet

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

23 Maj, 2025 9:17 pm
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve
Aktualitet

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

23 Maj, 2025 9:10 pm
Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë

23 Maj, 2025 8:36 pm
Para
Lajm i fundit/ Rrëzohet një helikopter privat në Korçë

Lajm i fundit/ Rrëzohet një helikopter privat në Korçë

Lajm i fundit/ Rrëzohet një helikopter privat në Korçë

Video-detaje/ Si ra helikopteri në mes të pallateve në Korçë

Temperaturat e larta, ja qarqet e rrezikuara nga zjarret

Temperaturat e larta, ja qarqet e rrezikuara nga zjarret
















TE FUNDIT

Përfitohen mbi 200 mln euro/Të burgosurit e parë nga Danimarka, në prillin e 2027

Përfitohen mbi 200 mln euro/Të burgosurit e parë nga Danimarka, në prillin e 2027
24 Maj, 2025

Grupi i parë i të burgosurve nga Danimarka pritet të arrijë në Kosovë pas dy vitesh. Drejtori i Përgjithshëm i...

Lexo më shumë

Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!

Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!
24 Maj, 2025

Kostot e jetesës për shtresën e mesme janë rritur vitin e fundit më shumë se të ardhurat, treguan rezultatet e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 24 Maj 2025

Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
24 Maj, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 24 maj 2025

Horoskopi, 27 korrik 2023
24 Maj, 2025

Dashi Një udhëtim mund të jetë gjithçka që ju duhet për të freskuar mendjen. Kjo do t’ju rinovojë nivelin tuaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com