Pas vrasjes së bosit të mafies ruse, nga tre vajzat e tij, kanë dalë edhe pamjet .
Në këtë video, shihet njëra prej vajzave, e cila shfaqet e tmerruar, pasi së bashku me dy motrat e saj ato kishin goditur për vdekje 30 herë me thikë.
Një rast penal ky që ka tronditur dhe ndarë Rusinë në dy kahe, ata që dënojnë veprën e vajzave dhe ata që i mbështesin, pasi ato prej vitesh abuzoheshin seksualisht dhe psikologjiskëshit nga i ati.
“Hetuesit po studiojnë pamjet e kamerave të sigurisë nga zonat publike brenda bllokut të apartamenteve ku motrat vranë babain e tyre”, shkruhej në postimin në Tëitter, të bërë nga komisioni hetimor.
Maria, Kristina dhe Angelina Khachaturyan, të moshës 17-19 vjeç, aktualisht janë arrestuar në Moskë, megjithëse mediat kanë raportuar se nuk e mohojnë vrasjen e 57 vjetorit të babait Mikhail më 27 korrik.
Sipas hetimeve të mëparshme, të treja dyshohet se e sulmuan atë ndërsa ishte në gjumë brenda banesës së tij në Moskë. Hetuesit besojnë se njëra u përpoq ta mbajë atë, tjetra i mbuloi fytyrën, ndërsa Maria e goditi me thikë në mënyrë të përsëritur.
Seancat paraprake, ku do të dalin më shumë detaje, janë planifikuar për ditët në vijim të këtij muaji.
Московские следователи изучают видео с камер наблюдения, установленных в подъезде дома, в котором три сестры убили своего отца pic.twitter.com/yHP8KyrOj2
— Следственный комитет (@sledcom_rf) August 3, 2018