Birce Akalay është bërë e famshme për rolin e Asllësë në telenovelën “Dashuri Bardhë e Zi”, por kjo telenovelë ka përfunduar xhirimet në Turqi dhe është drejt fundit edhe në vendin tonë. Në këtë telenovelë ajo aktron pranë aktorit të famshëm Ibrahim Çelikkol. Në prag të fillimit të xhirimit të telenovelave të reja të gjithë ishim kuriozë të dinim se cili do të ishte roli i ri i Birce Akalay.
Është konfirmuar më në fund se aktorja do të jetë në ekran në këtë sezon të ri. Birce Akalay ka nisur të përgatitet për rolin e saj të ri dhe xhirimet e telenovelës priten të nisin në muajin gusht. Personazhi i saj i ri është një femër me emrin e një mashkulli, ajo quhet Ali. Partnerja e saj në këtë telenovelë do të jetë Cansel Ercel.
Ali është në kërkim të hakmarrjes së personit që i ka shkatërruar asaj dhe familjes së saj jetën. Fansat janë të lumtur nga ky lajm, pasi do të kemi mundësinë të shijojmë një tjetër produkt të suksesshëm nga Birce Akalay.