Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkodër/37-vjeçarja e  divorcuar e refuzon, 23-vjeçari e kërcënon me armë: “E imja ose e askujt tjetër

2018/07/30 at 11:14 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkodër/37-vjeçarja e  divorcuar e refuzon, 23-vjeçari e kërcënon me armë: “E imja ose e askujt tjetër

“E imja ose e askujt tjetër”, përfundon në pranga i riu nga Kosova, që udhëtoi 282 kg rrugë për t’i shprehur dashurinë gruas shkodrane. Prej gati një viti, ai ishte i fiksuar pas një gruaje 37- vjeçare në qytetin e Shkodrës dhe për këtë arsye kishte udhëtuar nga Vushtrria për t’i shprehur dashurinë.

I ndodhur përballë refuzimit të shkodranes, i riu kishte marrë dhe armë me vete për ta kërcënuar. Besnik Hyseni nuk reshte prej një viti, duke tentuar me të gjitha mënyrat që të bënte për vete 37-vjeçaren e divorcuar.

Pasi kjo e fundit e ka refuzuar çdo herë, 23- vjeçari nga Vushtrria ka thyer çdo pritshmëri të shtetases A.G., banuese në Shkodër, në dalje të lagjes “Rus” përgjatë rrugës që të çon te Komisariati i Policisë. Hyseni ka pritur deri pas mesnate dhe me një pistoletë në dorë, është futur brenda banesës ku jeton 37- vjeçarja.

Sapo është futur brenda oborrit të shtëpisë private, sipas burimeve policore, Besnik Hyseni i është drejtuar asaj me fjalët “ose je e imja, ose e askujt tjetër”. Gjatë gjithë kohës i është drejtuar me shprehje të tilla, duke e kërcënuar që të pranonte të krijonte lidhje intime me të.

E gjendur e pambrojtur dhe me armën në dorë, një pistoletë tip “Zastava” që mbante kosovari, 37-vjeçarja ka njoftuar menjëherë Policinë. Një patrullë ka qëlluar afër vendit të ngjarjes dhe ka shkuar me shpejtësi, duke bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm në flagrancë të shtetasit Besnik Hyseni.

Edhe para policëve, në dëshminë e tij, 23-vjeçari nuk e ka fshehur dashurinë dhe fiksimin e tij të çmendur që ka për gruan shkodrane. Kjo e fundit ka treguar sesi prej një viti, ky shtetas e ka përndjekur me të gjitha format duke arritur deri në ekstrem, duke iu futur brenda shtëpisë me një armë në dorë.

Pas reagimit të shpejtë të Policisë, shtetasi Besnik Hyseni u arrestua, ndërsa në cilësinë e provës materiale iu gjet edhe pistoleta tip “Zastava”, që iu sekuestrua.

“Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 02:00 ka hyrë me një armë zjarri tip pistoletë në oborrin e banesës së shtetases A. G., e cila ka telefonuar Policinë dhe falë reagimit të shpejtë të saj, është arrestuar në flagrancë brenda banesës së shtetases së lartpërmendur, ku iu gjet edhe arma e zjarrit pistoletë tip ‘Zastava’, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bëhet e ditur nga ana e Policisë.

Nga sa mësohet, Besnik Hyseni nuk e ka dhunuar dhe as kërcënuar 37-vjeçaren, por vetëm i ka thënë shprehje të tipi “ose je e imja, ose e askujt tjetër”. Ende nuk dihen rrethanat e njohjes së 23- vjeçarit nga Kosova me gruan nga Shkodra, por dyshohet se kjo ka ardhur përmes rrjeteve sociale.

37-vjeçarja A.G jeton vetëm me dy fëmijët e saj, ndërsa është e divorcuar. Besnik Hyseni është i dyshuar për veprat penale “Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Etiketa: besnik hysenikercenimkosovarishkodrane

Ju sugjerojmë

Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!
Aktualitet

Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!

27 Qershor, 2025 11:44 am
Drejt fundit rinumërimi në Tiranë, PD humb më shumë vota krahasuar me PS
Aktualitet

Drejt fundit rinumërimi në Tiranë, PD humb më shumë vota krahasuar me PS

27 Qershor, 2025 11:29 am
Plagosi me thikë një shtetas, pranga 45 vjeçarit. Fsheh në rrugë kallashnikovin
Aktualitet

Plagosi me thikë një shtetas, pranga 45 vjeçarit. Fsheh në rrugë kallashnikovin

27 Qershor, 2025 10:59 am
Ish-prokurori dhe deputeti i PD-së, Arjan Ndoj paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-prokurori dhe deputeti i PD-së, Arjan Ndoj paraqitet në GJKKO

27 Qershor, 2025 10:44 am
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka paraqitet në SPAK
Aktualitet

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka paraqitet në SPAK

27 Qershor, 2025 10:34 am
Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit/Pasgoditjet do…
Aktualitet

Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit/Pasgoditjet do…

27 Qershor, 2025 10:32 am
Mbrojtja nga zjarret/Vengu: Droni Bayraktar TB2 monitoron zonat e prekura (Fotot)
Aktualitet

Mbrojtja nga zjarret/Vengu: Droni Bayraktar TB2 monitoron zonat e prekura (Fotot)

27 Qershor, 2025 10:21 am
Presidenti Begaj vizitë në Universitetin e Kalabrisë,pritet nga rektori Nicola Leone
Aktualitet

Presidenti Begaj vizitë në Universitetin e Kalabrisë,pritet nga rektori Nicola Leone

27 Qershor, 2025 9:31 am
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj

27 Qershor, 2025 9:24 am
Regjistrohen dy lëkundje tërmeti në Shqipëri
Aktualitet

Lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti, ja ku ishte epiqendra

27 Qershor, 2025 9:11 am
Para
E rrallë/ Me protezë në këmbë ëndërron finalen në “Miss Italia”

E rrallë/ Me protezë në këmbë ëndërron finalen në “Miss Italia”

Pas toneve kërcënuese Donald Trump i gatshëm të takojë presidentin Iranian Hasan Rouhan: “Kurdo që dëshiron”

Pas toneve kërcënuese Donald Trump i gatshëm të takojë presidentin Iranian Hasan Rouhan: “Kurdo që dëshiron”

Valbona Selimllari shfaqet mes tre fëmijëve të saj, shikoni sa janë rritur

Valbona Selimllari shfaqet mes tre fëmijëve të saj, shikoni sa janë rritur

TE FUNDIT

Shtyhet për nesër përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
27 Qershor, 2025

Është shtyrë për nesër përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Seanca për vendosjen e institucioneve...

Lexo më shumë

Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim

Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim
27 Qershor, 2025

Gjykata e Lartë në Beograd, me kërkesë të prokurorisë, caktoi masën e paraburgimit për pesë persona të dyshuar për përgatitjen...

Lexo më shumë

Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!

Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!
27 Qershor, 2025

Pas daljes nga ambientet Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Flamur Noka është prononcuar për mediat. Ai...

Lexo më shumë

Drejt fundit rinumërimi në Tiranë, PD humb më shumë vota krahasuar me PS

Drejt fundit rinumërimi në Tiranë, PD humb më shumë vota krahasuar me PS
27 Qershor, 2025

Ditën e sotme pritet të përfundojë procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Vetëm dy qendra votimi kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com