Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHISH reagon lidhur me përgjimin e gjyqtarit Selimi: Cënim i aktivitetit të institucionit

2018/07/30 at 5:43 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
SHISH reagon lidhur me përgjimin e gjyqtarit Selimi: Cënim i aktivitetit të institucionit

Shërbimi Informativ Shtetëror ka reguar sot, lidhur me përmendjen publike të këtij insituticioni lidhur me rastin e gjyqtarit Shkëlzen Selimi, i cili u akuzua mediatikisht se kishte favorizuar  persona të inkriminuar. Provat e bëra publike ndaj tij, i referoheshin institucionit të shërbimit informativ.

Nderkohe, tre ditë më parë Shkelzen Selimi, në seancën dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kerkoi pezullimin e mbledhjes, me pretendimin se ky institucion i kishte servirur medias një dokument të SHISH të vitit 2011.

Lidhur me këtë ngjarje, SHISH, përmes kabinetit të drejtuesit të këtij institucioni  bën me dije se përdorimi i emrit të shërbimit dhe referimi për format e metodat e punës së tij, sjellin një cënim të ndjeshëm të aktivitetit të komunitetit të inteligjencës

NJOFTIM PER SHTYP I SHISH
Shërbimi Informativ i Shtetit shpreh shqetësimin e thellë për rastet e përsëritura të pasqyrimit në media të informacioneve apo të dhënave që pretendohet se u referohen dokumenteve të hartuara nga SHISH-i ndër vite. SHISH-i i bën me dije opinionit publik se nuk ka asnjë koment specifik për autenticitetin e dokumenteve të pretenduar të inteligjencës.

Megjithatë SHISH-i nënvizon me forcë se përdorimi i emrit të Shërbimit dhe referimi për format e metodat e punës së tij, me synimin për të siguruar besueshmëri të shtuar të deklaratave apo akuzave në media dhe opinionin publik, sjellin një cënim të ndjeshëm të aktivitetit të komunitetit të inteligjencës. Ato rrezikojnë të ndikojnë aftësinë e Shërbimit Informativ për garantimin e sigurisë kombëtare.
Shërbimi Informativ i Shtetit vlerëson se çdo shkelje në administrimin e informacionit të klasifikuar, kudo ku ajo ndodh, mund të dëmtojë rëndë punën dhe të ekspozojë punonjësit e Shërbimit përballë rreziqeve të paparashikuara. Shërbimi Informativ i Shtetit thekson se ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti janë parimet bazë të punës së tij. Në këtë kuadër, SHISH-i mbetet i angazhuar të zbatojë me rreptësi procedurat dhe rregullat ligjore gjatë prodhimit, qarkullimit, administrimit, shfrytëzimit, transportimit, transferimit, arkivimit, shumëfishimit, riprodhimit e asgjësimit të informacionit “sekret shtetëror” të çdo lloji.
SHISH-i sjell në vëmendje se, në bazë të ligjit, është organ informativ dhe nuk kryen veprimtari të karakterit ushtarak ose policor, por në funksion të sigurimit kombëtar informon institucionet e larta shtetërore e bashkëpunon me agjenci informative e institucione shtetërore brenda dhe jashtë vendit. Në këtë kuadër, SHISH-i do të vazhdojë bashkëpunimin me organet ligjzbatuese, me qëllim mbrojtjen e sigurisë së veprimtarisë së vet, metodave dhe burimeve tëinformacionit nga ndërhyrjet e paautorizuara.
KABINETI

Etiketa: aktivitetcenimshishshkelzen selimi

Ju sugjerojmë

Zjarret, ministri Vegu njofton përdorimin e dronëve Bayraktar
Aktualitet

Zjarret, ministri Vegu njofton përdorimin e dronëve Bayraktar

26 Korrik, 2025 10:47 am
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Zonat me rrezik më të lartë
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Zonat me rrezik më të lartë

26 Korrik, 2025 10:27 am
Ngjarja në Frashër/ Policia arreston një 55-vjeçar, ndihmoi vajzën e viktimës për…
Aktualitet

Ngjarja në Frashër/ Policia arreston një 55-vjeçar, ndihmoi vajzën e viktimës për…

26 Korrik, 2025 9:56 am
“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare
Aktualitet

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

26 Korrik, 2025 9:30 am
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Moti për sot, temperatuarat arrijnë deri në 40 gradë celcius

26 Korrik, 2025 8:28 am
Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona

25 Korrik, 2025 10:44 pm
Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
Aktualitet

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

25 Korrik, 2025 9:13 pm
Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira
Aktualitet

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

25 Korrik, 2025 9:09 pm
Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative

25 Korrik, 2025 8:31 pm
Hetimet kibernetike, specialistët e SPAK dhe policisë trajnohen nga zyrtarë të DASH
Aktualitet

Hetimet kibernetike, specialistët e SPAK dhe policisë trajnohen nga zyrtarë të DASH

25 Korrik, 2025 6:51 pm
Para
Shpërthen ish misi shqiptar, “Turp t’ju vijë që merreni me babain tim në autobus”

Morena Taraku del vetëm me mbathje në mes të rrugës

Video/ Luan Hajdaraga, 20 vite në studion e emisionit “Opinion”

Video/ Luan Hajdaraga, 20 vite në studion e emisionit “Opinion”

Kapen dy peshkaqen në Lukovë; kujdes mund të ketë të tjerë

Kapen dy peshkaqen në Lukovë; kujdes mund të ketë të tjerë

TE FUNDIT

Zjarret, ministri Vegu njofton përdorimin e dronëve Bayraktar

Zjarret, ministri Vegu njofton përdorimin e dronëve Bayraktar
26 Korrik, 2025

Për shkak të situatës së zjarreve, ushtria ka nxjerrë në ajër dronët Bayraktar TB2. Lajmi është njoftuar nga ministri i...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Zonat me rrezik më të lartë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Zonat me rrezik më të lartë
26 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se si paraqitet situata e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve...

Lexo më shumë

DW: Ekonomia e Gjermanisë nuk duhet të nënvlerësohet

Merz shpall emrat e CDU-së në qeverinë e re gjermane
26 Korrik, 2025

Çfarë e bën Gjermaninë kaq të veçantë? Jörg Krämer, Kryeekonomist në Commerzbank, pohon: "Gjermania është e larmishme". Ai thotë se...

Lexo më shumë

SHBA-ja sanksionon një bandë venezueliane që thuhet se ka lidhje me Maduron

SHBA-ja sanksionon një bandë venezueliane që thuhet se ka lidhje me Maduron
26 Korrik, 2025

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj një grupi venezuelian që, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com