Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nderime për Adem Demaçin, u përcoll sot në banesën e fundit

2018/07/28 at 3:51 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndahet nga jeta Adem Demaçi, opozitari i fortë i Titos

Me nderime të larta shtetërore është varrosur të shtunën në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, veprimtari i njohur politik dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Adem Demaçi. Ai vdiq të enjten në Prishtinë në moshën 82-vjeçare.
Përfaqësuesit e institucioneve nga Kosova, Shqipëria, por edhe politikanë nga vende të tjera të rajonit, e kanë vlerësuar lartë punë dhe veprën e Demaçit.


Në ceremoninë komemorative, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha para të pranishmëve se Damaçi, ishte një kolos që u flijua gjithë jetën për shqiptarët. Ai tha se Demaçi ideal jetësore e kishe bashkimin e shqiptarëve.

“Kombi shqiptar po ndahet nga Adem Demaçi, një kolos që u vetmohua tërë jetën për qëllimin madhor, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin e shqiptarëve”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se sot bota po ndahet nga “Mandela i Evropës”. Sipas tij, Demaçi ishte një burrë ku i flijoi 28 vitet në burgje, pa u mposhtur asnjëherë.

“Rini, shpirtin e talentuar e plot dhunti, dhe moshën e burrërisë Adem Demaçi i flijoi 28 vjet në burgjet jugosllave pa u thyer e pa u mposhtur ndonjëherë”, tha Thaçi.

Ai tha se Adem Demaçi ishte njeriu më antikonformist që ka prodhuar ndonjëherë mendësia, kultura dhe historia politike.

“Ai ishte i madh edhe kur fliste. Ai ishte i madh edhe kur qortonte. Në momentet më të rënda historike ishte mbështetës, zëdhënës dhe përfaqësues i lartë politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Demaçi kishte fituar imunitetin e pavdekësisë, andaj nuk u largua nga Prishtina as në ditët kur krimet dhe gjenocidi i forcave policore e ushtarake serbe ishte në kulm”, u shpreh Thaçi.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në ceremoninë komemorative tha se Adem Demaçi, qëndroi, luftoi dhe fitoi, duke u bërë shembull për të gjithë shqiptarët.

“Jeta jote ishte luftë dhe këtë luftë e fitove, duke u bërë për gjithë shqiptarët modeli dhe shembulli i përkushtimit për atdheun i sakrificës dhe dashurisë për të, i vetmohimit dhe dedikimit me gjithçka e pa cak për lirinë e popullit. I dashur baca Adem, jeta jote ishe luftë dhe t’i ketë luftë e fitove. Jeta jote ishte sakrificë pa mbarim po t’i ja dole t’i përballosh e sfidosh ato si rrallë me urti e fisnikëri”, tha Meta.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Adem Demaçi ishte patriot si të tjerët, por i veçantë me veprën e tij. Ai tha se kur të tjerët ju gëzuan lirisë së pjesshme, atë e mundonte padrejtësia e pjesshme.

“Nuk ka si ti, të tjerë baca Adem që për të gjallë dhanë kaq shumë sa dhe ti nga e drejta jote për jetë e liri, që ne të jetojmë të lirë. Ti dhe na dhe lirinë tëndë për lirin tonë më së shumti nga gjithë ne për së gjalli. Ti na e mësove rrugën deri te liria. Më në fund baca Adem, popull yt po i bashkohet popujve të lirë”, tha Haradinaj.

Kurse Abetare Demaçi, vajza e Adem Demaçit, që mori fjalën në ketë ceremoni tha se “kisha një baba që e ndava me të gjithë shqiptarët”.

Ajo tha po ashtu se para se të vdiste “më thoshte se më e rëndësishmja është ta njohësh veten”.

“Ishte njeri që u sakrifikua për shqiptarizmin. Ai donte të thoshte se po ta njihnin shqiptarët mirë veten do të ishin kritik ndaj vetvetes, do të kuptonin se çdo gjë e keqe rrjedh nga vetvetja do të përpiqeshin ta përmirësonin veten, si individ dhe pastaj do ta kuptoni se vetëm në mënyrë kolektive mund të luftohet e keqja do të falnin do të kërkonin ta nxirrnin me të mirën nga vetja në këtë mënyrë asgjë ata nuk do të mund t’i ndalte çfarëdo që kërkoj e duan ata. Kështu si jemi, nuk e njohim as veten, nuk e dimë rëndësinë e bashkimit për një rrugë e një q[llim, do na përsëritet historia”, ka thënë Abetare Demaçi, duke kujtuar fjalët që i kishte thënë babai.

Në ceremoninë e varrimi ku morën pjesë shumë qytetarë. Te varrezat foli edhe shkrimtarie bashkëveprimtari i Demaçi, Selatin Novosella.

Ai tha se Demaçi asnjëherë nuk u ndal e as nuk mposht dhe kurrë nuk i ekspozoi plagët e panumërta. Sipas tij, ai nuk lejoi që askush të jetë dëshmitar i atyre plagëve.

“Baci ynë i mirë, më parë e zgjodhe lirinë e burgut sesa burgun në liri të rrejshme. Në burgun tënd i papërkulur ishe grithje, sepse e ndjeje veten të lirë aty, në raport me veten, në raport me idealet tua”, tha Novosella.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte vendosur që në nderim të figurës së veprimtarit të njohur politik, Adem Demaçi, të shpallë tri ditë zie në Kosovë. [27,28,29 korrik].

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po sot pas ceremonisë mortore, në nderim të emrit dhe veprës së Adem Demaçit ka marrë propozim vendim për vendosjen e shtatores Adem Demaçi në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e Autostradës Prishtinë – Pejë “Autostrada Adem Demaçi” dhe propozimin për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës, “Parku Adem Demaçi”.

Në mbledhjen komemorative që u mbajt të premten në Kuvendin e Kosovës, zyrtarët e shtetit thanë se Demaçi ishte ndër figurat më të mëdha të 100 vjetëve të fundit

Demaçi veprimtar politik dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, njihet si simbol i rezistencën në Kosovë për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Për shkak të pikëpamjeve të tij politike, ai kishte vuajtur një dënim prej 28 vitesh në burgjet e ish-Jugosllavisë e më pas të Serbisë, andaj edhe shpesh është quajtur edhe si “Mandela i Ballkanit”.

Në fjalimet e liderëve politikë, Demaçi u cilësua si hero jo vetëm i Kosovës, por i gjithë shqiptarëve. /Express

 

 

Etiketa: adem demacibanesa e funditpercjellja


Ju sugjerojmë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Para
Video/Daddy Yankee përshëndet shqiptarët me shenjën e shqiponjës

Video/Daddy Yankee përshëndet shqiptarët me shenjën e shqiponjës

Video/Shqipëria në BE në vitin 2021, ky është parashikimi i astrologes

Eklipsi i hënës, përmbysës për shenjat e horoskopit! Ja cfarë thotë astrologia e njohur

Rama -Basha sulme në distancë / Kryeministri: Vetingu godet në kokë oktapodin. Basha: Po mbron gjyqtarët e korruptuar

Rama -Basha sulme në distancë / Kryeministri: Vetingu godet në kokë oktapodin. Basha: Po mbron gjyqtarët e korruptuar
















TE FUNDIT

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com