Grupi ‘Djemtë e Vjosës’, një grup këngëtarësh të muzikës popullore jugore duket se kanë rënë pre e kritikave në rrjet, pasi kanë bërë pjesë të videoklipit të tyre një fëmijë të cilin e kanë filmuar nudo.
Gazetarja Esiona Konomi ka shkëputur një pjesë në videoklipin e tyre ku prezent është një fëmija lakuriq të cilin këngëtarët e kanë nxjerrë edhe me fytyrë. Gazetarja e ka kritikuar këtë fakt dhe shkruan se kjo është një shkelje e të drejtave të fëmijës së vogël.
Ajo vazhdon më tej ku thotë se gjestet me organet e tyre gjenitale konsiderohen vepër penale.
“Unë kam shumë respekt për këngën popullore dhe polifoninë, madje edhe për zakonet e doket.
Pooor, unë mendoj që në kohët ku jetojmë, kjo pamje në një klip muzikor që transmetohet në disa TV muzikore në vend, janë të papranueshme.
Sepse publikimi i pamjeve nudo të fëmijëve cenojnë të drejtat e tyre.
Gjestet me organet gjenitale të tyre në një vend më të vëmendshëm ndaj të drejtave dhe interesit më të lartë të fëmijës, mund të konsiderohej vepër penale.
Shiheni e shkruani”, shkruan Konomi në faqen e saj në Facebook./Opinion.al
Ndiqni më poshtë videon: