Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkëshorti abuzonte me vajzat, Natasha rrëfen përpara kamerave historinë me burrin që dashuronte  

2018/07/26 at 9:33 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkëshorti abuzonte me vajzat, Natasha rrëfen përpara kamerave historinë me burrin që dashuronte  

 


Historia e sotme është një ngjarje sa e dhimbshme dhe e pabesueshme, ku një baba ka tentuar të abuzojë seksualisht me tre vajzat. Natasha me origjinë nga Elbasani është bërë sot protagoniste në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘New24’. Nga studio e emisionit, nëna e 6 fëmijëve rrëfeu jetën e saj të vështirë, kur mori vesh të vërtetën e hidhur, ku burri i saj kishte tentuar të abuzonte seksualisht me vajzat e tij.

“Të gjithë ngjarjen e rëndë e zbuluam në vitin 2013. Kur më treguan vajzat, e takova diku jashtë. Ai ma mohoi ngjarjen. Por kërkoi që të bashkoheshim. Dhe unë i thash që nëse të pranoj, i bie që jam si ty. Edhe në video që janë të regjistruara, ai duket që prek fëmijët në vende intime. Më pas e mbajtën dy ditë në polici. Fëmijët prej 5 vitesh nuk duan t’ja dinë për babain. Ato duan që të ndërrojnë mbiemrin pasi nuk duan që të kenë lidhje me të. Edhe kur filmonte fëmijët, ai kishte filmuar pjesë nga gjoksi i vajzave. Këtë gjë e tregoi edhe vajza në polici. Isha dashuruar me djallin. Goditi diku një lugë çorbë të prishur dhe vjell gjithë jetën. Jeta atë ditë për mua ka mbaruar. Kur u përballëm në supermarket, më tha; po bëj plan që të vrasë. Eja i thash. Ne kemi urdhër mbrojtje dhe ai nuk mund të jetojë në një qytet me ne.”, tha Natasha, shkruan ‘BalkanËeb’.

 

Ndërkohë, në një lidhje telefonike ish-bashkëshorti i saj ka mohuar kategorikisht akuzat, ndërsa nuk kurseu akuzat për Natashën.

 

“Ajo le të flasë për veten e vet se cila është. Të tregoj se si dështoi ajo me ato akuza. Të gjitha akuzat kanë rënë në shtetin belg. Janë pa prova dhe fakte të gjitha ato që thotë ajo. Ndaj ajo gënjen. Nëse analizoni personin e saj, ajo është një fundërrinë. Ajo për mua nuk ekziston”, pohoi ai.

 

Sakaq, Natasha shprehet se është e trembur nga fakti se ish-burri e ka kërcënuar me jetë, atë dhe fëmijët.

 

NGA DIVORCI I PARE, TEK MARTESA E DYTË

 

Mes tronditjes së thellë, Natasha tregon se në vitin 1994 divorcohet nga bashkëshorti i saj, pasi dashuria mes tyre kishte mbaruar, dhe nëna e tre fëmijëve të asaj kohe, dy vajzave dhe një djalë dashurohet në vitin 1994 me Nevruz Herrin- inspektor krimesh në atë kohë në qytetin e Elbasanit. Nuk ishte e lehte për të dyja familjet, pasi dhe Nevruzi divorcohet nga nusja e tij, pasi dashuronte Natashën. Ata martohen bashkë dhe sjellin në jetë vajzën e parë në vitin 1995, pas tre vitesh vijnë në jetë dhe vajza e dytë e tyre. Edhe pse kishin sjelle dy fëmijë, familjet e tyre këmbëngulnin që ata të ndaheshin. Për shume vite Natasha nuk fliste me familjaret e saj, madje as në varrimin e nënës së saj nuk ka qenë, pasi familja nuk ia falte divorcin dhe martesën që bëri me Nevruzin. Në rrethana të tilla, çifti u detyrua në vitin 1998 të emigronte drejtë Belgjikës, ku në atë kohë Natasha ishte shtatzënë me djalin (në muajin e 5-të). Ajo ka udhëtuar në mënyrë ilegale me gomone.

 

Ata vendosen në Hasellt të Belgjikës dhe kërkojnë azil ku e fitojnë. Pas disa kohesh, Natasha përpos tre fëmijëve që kishte me Nevruzin merr në Belgjike dhe tre fëmijët e saj nga martesa e pare, dhe si një nënë e realizuar kur bashkojë familjen mendoje se kishte prekur lumturinë dhe po e jetonte atë. Ajo punonte me ore të zgjatura, ku të ardhurat që fituan i shpenzuan për blerjen e një shtëpie. Gjithçka u përmbys me 1 maj të vitit 2013 kur një nga vajzat që kishte sjellë në jetë me Nevruzin i tregon se babai kishte tentuar të abuzonte shumë herë me atë. Por situata rëndohet akoma më shumë, ku dhe dy vajzat nga martesa e parë i rrëfejnë nenës së tyre se Nevruzi kishte tentuar të abuzonte edhe me ato kur jetonin në Shqipëri. E tronditur, e shokuar, Natasha e merr bashkëshortin e saj në një ambient jashtë shtëpisë për t’i kërkuar atij të vërtetën. Por ai e mohon dhe largohet nga shtëpia përgjithmonë.

 

Nëna e 6 fëmijëve nga dy martesa ka bërë denoncimin në polici dhe çështja është në hetim në shtetin belg. Pavarësisht se ngjarja vijojnë të jetë në hetim që prej 2013-ës, nëna e 6 fëmijëve pohon se nuk do të ndalet me kaq, ndërsa jep mesazhin e fortë; denonconi rastet e abuzimeve seksuale. / Balkanweb

 

Etiketa: abuzim me vajzatdivorcinatasha


Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama ndan pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë!
Aktualitet

Kryeministri Rama ndan pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë!

22 Korrik, 2025 5:20 pm
Aktualitet

Shkeljet me tenderat e UBT-së, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

22 Korrik, 2025 4:59 pm
Lirimi i hapësirave publike, sekuestrohen 78 çadra në plazhin e Gjirit të Lalzit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, sekuestrohen 78 çadra në plazhin e Gjirit të Lalzit

22 Korrik, 2025 4:31 pm
Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, lirohet nga qelia Edison Haxhiu
Aktualitet

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, lirohet nga qelia Edison Haxhiu

22 Korrik, 2025 4:07 pm
Begaj takim me Albanian Chevening Alumni dhe përfaqësues të Ambasadës Britanike
Aktualitet

Begaj takim me Albanian Chevening Alumni dhe përfaqësues të Ambasadës Britanike

22 Korrik, 2025 3:29 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Avokatët e Veliajt: Nxjerrja e informacionit në media, taktikë joligjore e SPAK

22 Korrik, 2025 3:17 pm
50 milionë euro financim nga BE-ja për Shqipërinë në energjitikë
Aktualitet

50 milionë euro financim nga BE-ja për Shqipërinë në energjitikë

22 Korrik, 2025 2:59 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK zhvillon fazën e tretë të përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së

22 Korrik, 2025 2:39 pm
Parku Fotovoltaik në Belsh/Balluku:Do ofrojë energji elektrike për 50 mijë qytetarë!
Aktualitet

Parku Fotovoltaik në Belsh/Balluku:Do ofrojë energji elektrike për 50 mijë qytetarë!

22 Korrik, 2025 2:20 pm
Jorgo Goro mbetet në qeli, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës
Aktualitet

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për Jorgo Goron

22 Korrik, 2025 1:41 pm
Para
Foto/ Nuk e paskemi ditur që kjo është nëna e Oriola Marashit

Oriola Marashi del me fustan transparent në plazh, por ky detaj në trupin e saj do t’ju shokojë!

Ilaçe dhe sherbim mjekësor falas, historia e Marios që braktisi Amerikën për të ndihmuar shqiptarët

Ilaçe dhe sherbim mjekësor falas, historia e Marios që braktisi Amerikën për të ndihmuar shqiptarët

“Ju pafsha të vdekur dhe juve që vendosni flamurin grek”, Valbona Selimllari sherr me ndjekësit

"Ju pafsha të vdekur dhe juve që vendosni flamurin grek", Valbona Selimllari sherr me ndjekësit
















TE FUNDIT

Avokatët e ish-krerëve të UÇK ankohen se kanë pak kohë për përgatitjen e mbrojtjes

Akuzat e reja për ndikim mbi dëshmitarët, Hashim Thaçi: Nuk do të deklarohem!
22 Korrik, 2025

Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca statusore për rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama ndan pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë!

Kryeministri Rama ndan pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë!
22 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pasditen e sotme në rrjetet sociale një video nga Thethi, pas përfundimit të aksionit për...

Lexo më shumë

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, Osmani i drejtohet Kushtetueses

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, Osmani i drejtohet Kushtetueses
22 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se çfarë ndodh nëse...

Lexo më shumë

Shkeljet me tenderat e UBT-së, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

22 Korrik, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim 29 persona nga Universiteti Bujqësor të Tiranës, të akuzuar për shkelje në 9 tenderë publikë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com