Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, ishte i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”. Teksa foli për situatën politike në vend, një nga temat që u prek ishte edhe ajo e zgjedhjeve lokale. Babaramo e pyetin Shehin, nëse do ishte ai kandidatura e PD-së për Bashkinë e Tiranës. Deputeti nuk dha shumë detaje, por as nuk e përjashtoi faktin se mund të kandidonte për këtë post, teksa është përpjekur ta anashkalojë pyetjen.
Dashamir Shehi : “Jam katër vjet më i madh. Kjo është një temë ku nuk është momenti për ta gjykuar tani, por nuk është momenti, por do ta diskutojmë… Unë gjykoj që në radhët e opozitës mund të ketë të rinj më energjikë sesa unë. Duhet të bëhemi gati që të votohet me ligje të tjera, ndarja territoriale është penalizuese. Kam insistuar që të bëhej edhe opozita pjesë e ndarjes territoriale, u gabua që nuk mori pjesë.”