Ndeshja Luftëtari-Ventspils e vlefshme për raundin e parë të Europa League e cila përfundoi me rezultatin 3-3, tashmë nuk ka akuza për trukim vetëm nga opinioni vendas por edhe nga vetë opinion sportiv në Letoni.
Është vetë Presidenti I Federatës Letoneze të futbollit, Laspars Gorsh, që hedh hije dyshimi sidomos për golin e tretë të shënuar nga ekipi letonez.
Dikur në rolin e mbrojtësit në fushë, Gorsh thotë se sjellja në fushë e gjirokastritëve në fund të takimit ishte jo-profesionale.
“Kjo ndeshje dhe sidomos veprimet e lojtarëve shqiptarë janë shumë të dyshimta”, tha Gorksh për mediat e vendit të tij.
Presidenti I Federatës së Letonisë në futboll tha po ashtu se nëse UEFA hap një hetim, ai do të jetë I gatshëm të bashkëpunojë.