Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tregu i rrobave të përdorura hiqet nga Tirana, bashkia e transferon në Shkozë

2018/07/21 at 11:06 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tregu i rrobave të përdorura hiqet nga Tirana, bashkia e transferon në Shkozë

Bashkia e Tiranës synon që të grumbullojë të gjithë tregtuesit e veshjeve të përdorura, nga tetë zona ku ata ushtrojnë aktivitetin sot nëpër kryeqytet, në një treg të vetëm në zonën e Shkozës, pranë banesave sociale.


Për këtë arsye, bashkia ka hartuar projektvendimin “Hapja e tregut publik të rrobave të përdorura për nxitjen e vetëpunësimit dhe tregtinë ambulatore të Komunitetit Rom dhe Egjiptian, në adresën rruga Ali Shefqeti, Njësia Administrative Nr.1, Tiranë”.

Sipas relacionit, që shoqëron projektvendimin, aktualisht, bazuar në një kërkim që ka bërë Bashkia, janë identifikuar tetë vende tregtimi të rrobave të përdorura, konkretisht:

– në rrugën e Kavajës, pranë mbikalimit në Unazën e Madhe (më shumë se 200 tregtarë);

– pranë urës te Pallati me Shigjeta (30 tregtarë);

-përballë Farmacisë 10 (50-60 tregtarë);

– në Laparakë pranë Poliklinikës Nr 7 (rreth 50 tregtarë);

-tek Instituti Bujqësor Kamëz (rreth 60 tregtarë);

-Pranë Shkollës së Bashkuar (20-50 tregtarë);

-në rrugën Vath Koreshi (20-30 tregtarë);

– pranë ish Stacionit të Trenit (200 tregtarë).

Në relacion thuhet se tregtimi i veshjeve të përdorura ka qenë shpesh objekt i ankesave të qytetarëve, ndërsa sipas Institutit të Shëndetit Publik përbën një ngarkesë të madhe mikrobiale në mjedis.

Bashkia thotë se ajo nuk synon t’i nxjerrë në rrugë tregtarët, por po u ofron formalizim dhe kushte tregtimi sipas standardeve të lejuara.

Projekti synon ndërtimin e një tregu publik me kapacitet 100-120 tregtarë ambulantë, me një vlerë totale investimi ndërtimi prej rreth 150 mijë dollarë me krijimin e kushteve të përshtatshme për tregtim. Zona më e përshtatshme është menduar në Shkozë, në rrugën “Ali Shefqeti”, ku Bashkia ka prona të saj.

Biznesi i madh i gabit
62% e shqiptarëve deklaruan në Anketën e Cilësisë së Jetës, të realizuar nga Komisioni Europian, se nuk arrijnë që të përballojnë blerjen e veshjeve të reja, më e larta në Europë. Këtë e dëshmojnë dhe importet e veshjeve të përdorura, që arritën në 24 milionë euro në 2017-n në doganë, duke u dyfishuar në krahasim me 5 vjet më parë, sipas të dhënave nga INSTAT. Ndërsa vlera e shtuar e këtij biznesi vlerësohet të paktën tre herë më e lartë, duke arritur në mbi 70 milionë euro.

Biznesi i mallrave të përdorura (kryesisht veshje, këpucë, çanta) u zhvillua menjëherë pas viteve ’90 kur vërshuan ndihmat dhe që mori emrin popullor “gabi”. Më pas, ritmi ra, teksa të ardhurat e konsumatorëve u rritën dhe preferencat u zhvendosën drejt veshjeve të reja.

Por vitet e fundit, tregtia e veshjeve dhe këpucëve të përdorura është “sofistikuar”, duke u zhvendosur nga rruga e fushat në dyqane të mirëfillta (që paguajnë taksa) dhe duke u bërë një prej bizneseve që po përfiton nga kriza./monitor/

 

Etiketa: bashkiagabitregu


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Para
Nga Margarita Xhepa tek Rajmonda Bulku dhe Ema Ndoja, aktoret e bukura të Shqipërisë komuniste

Nga Margarita Xhepa tek Rajmonda Bulku dhe Ema Ndoja, aktoret e bukura të Shqipërisë komuniste

“E dija se është e fejuar, por e kisha fiksim”, dëshmia në polici e autorit të plagosjes tek Unaza e Re

Shpërthim në Vlorë, i vihet tritol automjetit në parkim

Horoskopi, 8 Gusht

Zbuloni shenjën me fat në Horoskop për ditën e sotme
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com