Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1 miliardë lekë pasuri, ja kur do të vendosë Vettingu për Kreun e Gjykatës së Lartë  

2018/07/20 at 4:49 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
1 miliardë lekë pasuri, ja kur do të vendosë Vettingu për Kreun e Gjykatës së Lartë  

 


Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ka dalë mesditën e së premtes përpara KPK-së, që ka konstatuar se ai nuk ka burime të justifikuara pasurie. Sipas institucionit të vetingut, Zaganjori ka shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit, duke gënjyer për vlerën e pronave të regjistruara në hipotekë me vlerën e tyre reale. Pasuria e kryetarit të Gjykatës së Lartë llogaritet në rreth 1 miliard lekë.

Deklaratat e Zaganjorit për pasuritë janë kontradiktore, pasi vlera e pronës së regjistruar në hipotekë, nuk korrespondon me atë reale. Sipas KPK, Zaganjori ka në pronësi një apartament 293 metra katrorë në bashkëpronësi, me vlerë 5.8 milionë që ka si burim shitjen e një apartamenti; një dyqan me vlerë 1. 4 milionë lekë nga të ardhurat personale dhe të qirasë; zyrë me sipërfaqe 15 metra katrorë, apartament 81 metra katrorë në lagjen 13, në plazhin e Durrësit, blerë në vitin 2006 për 32 mijë dollarë.

Pasaktësi konstatohen edhe sa i takon pasurisë së bashkëshortes si dhe shkollimit të djalit në Londër. Siç njofton Shqiptarja.com, Xhezair Zaganjori ishte vetë i pranishëm përpara trupës së KPK.
Ai ka sqaruar çështjen e kontratave fiktive duke u shprehur se ka dërguar shpjegimet e tij ndaj institucionit në 40 faqe.
Shpjegimi i Zaganjorit

Ky është një keqkuptim sepse merret në konsideratë një kontratë e vitit 2001 e cila është një kontratë e cila formalizon me titull pronësie e cila ekziston prej 4 ose 5 vite. Bëhet fjalë për një ndërtesë të ndërtuar nga familjarët e gruas, nga familja Marikaj. Historia fillon në 1994 kur atyre iu kthye toka dhe e gjithë familja me gjyshin gjhallë 90 vjeç, morën leje ndërtimi. Katet e banimit familjarët i ndanë me short. Pasi doli leja me 5 kate, 3 kate banim dhe dy kate shërbime. 

Gjatë kësaj kohe ne ishim në Gjermani, u morëm vesh me telefon dhe çuam kontributin tonë. Në 1997 kur mbaroi objekti, i shitën apartamentet ku banon familjet dhe erdhën tek apartamenti që u ndërtua pasi morën pronën. 

I kemi vënë emrin bibliotekë pasi asokohe është marrë “British Council” me qira për bibliotekë. Në 2001 ne kemi lidhur kontratat me energjinë elektrike. Pas shortit ne na ra kati i tretë. Kontratat e dritave janë në emrin tim, por i ka lidhur Majlinda, se ajo e administronte. Për drita, ujë, telefon, kam nisur t’i paguaj nga viti 1997. Mund të pritej edhe vdekja e gjyshit e të kalohej me dhurim, por e bëmë në 2001 formalisht kontratën me atë çmim. Kontratat janë formale, por jo antiligjore. Deklarimi njëherë 7.4 lekë dhe njëherë 5.8 mln lekë, është diferenca e shumës së investuar për arredim, mobilim.

Kosto e ndërtimit, mqs ishte toka jonë, ishte 200 $. Në vitin 2001 u lidh kontrata mes gjyshit 90-vjeç dhe gruas time. Ka qenë edhe për atë apartament dhe për zyrë, por ishte për të formualizuar pronën. Të ardhurat para detyrës, ka kaluar kohë e gjatë dhe sot ka probleme për të pasur dokumente. Gjithsesi kam gjetur disa dokumente.  Titull doktor e kam marrë shpejt. Në vitin 1987 kam shitur shtëpinë në Shkodër. Në 1988 kam qenë në institutin “Maks Planck” dhe kam fituar rreth 8 mijë euro. Në 1991 kam përfituar rreth 9 mijë marka po në këtë institut. S’kam ku të marr dokumente sot nëpër zyra avokatie pasi ka dhe nga ata që kanë ndërryar jetë. Në 1992-1997 kam qenë ambasador. Ju i keni kërku tani këto, por në 2003-shin s’e dija se duheshin këto. 

Më kërkuat të gjitha faturat. Instituti me tha ne s’mund të komunikojmë me KPK se na e ndalon ligji. Shkova vetë atje dhe e solla letrën nga Instituti. Aty vërtetohet nga Instituti “Maks Planck” nga janar ‘98 deri në gusht ‘99. Ata u habitën se kjo s’u kishte ndodhur kurre. Se ata kur kalon 10 vite i grisin. E kam shitur shtëpinë 91 m2 afër Gardës për 31 mijë e 500 dollarë dhe pagova kushërirat e gruas, si pjesë e kontributit për ndërtimin e pallatit. Me qiratë unë s’jam marrë kurrë, por jam pjesë. Qiramarrësit tanë kanë paguar edhe tatimet. I kemi thënë bëj zbritje e bëj pagesën e tatimit. 

Xhezair Zaganjori: Dua rikonfirmim në detyrë
Më rikonfirmoni në detyrë. Për Vettingun s’kam komente sot, pasi s’është vendi. Reformën e kam mbështetur pasi mendoj se ka vend për përmirësim për interesat e vendit dhe qytetarëve. Kam 40 vite punë, kam kaluar dhjetëra e mijëra studentë e vendime dhe ndërgjegjen e kam të pastër e dal parakujtdo pasi s’kam përfituar asnjë cent nga dikush si pedagog, gjyqtar kushtetues, i Lartë apo jurist. 

 

Pas seancës dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar datën 24 korrik për të komunikuar vendimin për kryetarin e Gjykatës së Lartë.

 

 

Etiketa: KPKpasurivetingZaganjori


Ju sugjerojmë

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
Aktualitet

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

1 Gusht, 2025 6:51 pm
BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit/ Fondet si pjesë e Kapitullit 27..
Aktualitet

Kodi i ri Penal,delegacioni i BE në Shqipëri: Ndryshimet,nuk janë në standardet e BE

1 Gusht, 2025 6:12 pm
Hapësirat publike, Balluku: Do hapim një portal ku qytetarët të denoncojnë abuzuesit
Aktualitet

Hapësirat publike, Balluku: Do hapim një portal ku qytetarët të denoncojnë abuzuesit

1 Gusht, 2025 4:56 pm
Hapësirat publike, Balluku: IKMT e mbështetur nga Policia do ndërmarrë masa konkrete
Aktualitet

Hapësirat publike, Balluku: IKMT e mbështetur nga Policia do ndërmarrë masa konkrete

1 Gusht, 2025 4:46 pm
Qafë Thanë/ Fluks udhëtarësh që dalin nga Shqipëria, radha e pritjes 1 kilometër
Aktualitet

Qafë Thanë/ Fluks udhëtarësh që dalin nga Shqipëria, radha e pritjes 1 kilometër

1 Gusht, 2025 4:35 pm
Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport
Aktualitet

Mbështetja ndaj fermerëve, hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve

1 Gusht, 2025 4:13 pm
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
Kronikë

EMRAT/ Tentuan të vrisnin Durim Bamin, SPAK dërgon për gjykim gjashtë të pandehur

1 Gusht, 2025 4:10 pm
“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama thirrje bizneseve: Hiqini vetë që mos merrni gjobë

1 Gusht, 2025 3:58 pm
Tkurren kuotat në Universitetin e Tiranës
Aktualitet

Tkurren kuotat në Universitetin e Tiranës

1 Gusht, 2025 3:41 pm
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

1 Gusht, 2025 3:21 pm
Para
Beatrix Ramos i kujton Ermal Mamaqit diçka që kishte harruar

Beatrix Ramos i kujton Ermal Mamaqit diçka që kishte harruar

Dikur ishin të lidhur, sot Ledri Vula takohet me babain e Dua Lipës

Dikur ishin të lidhur, sot Ledri Vula takohet me babain e Dua Lipës

Kjo është tifozja më hot kroate që keni parë

Kjo është tifozja më hot kroate që keni parë
















TE FUNDIT

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
1 Gusht, 2025

Brazilianët në Sao Paolo protestuan kundër tarifave të presidentit amerikan Donald Trump përpara ambasadës.amerikane Vendi përballet me një nga normat...

Lexo më shumë

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët
1 Gusht, 2025

Një episod që duket si i dalë nga një film fantastiko-shkencor, por ka ndodhur realisht në Sorrento të Italisë. Një...

Lexo më shumë

Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?
1 Gusht, 2025

Është bërë një dekadë prej kur Gjykata Speciale në Hagë nuk është emër i panjohur për qytetarët e Kosovës. Megjithatë,...

Lexo më shumë

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka
1 Gusht, 2025

OKB-ja ka 6,000 kamionë me ushqime të bllokuar jashtë Gazës dhe gati për të hyrë në enklavën palestineze, njoftoi sot...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com