Arrestimi i një 38-vjeçari në Radhimë të Vlorës, ka shkaktuar panik dhe frikë te banorët e zonës dhe pushuesit, pasi pati të shtëna me armë zjarri.
Bëhet fjalë për shtetasin Gaqo Gjini, i cili sipas policisë së Vlorës kërkohej prej disa kohësh, pasi akuzohej për grabitje banke.
Teksa policia ka marrë sinjalizim se 38-vjeçari Gjini kishte marrë një shtëpi me qira në zonën e Radhimës, ka shkuar në këtë zonë, por ka hasur në rezistencë, pasi i riu kishte tentuar të godiste njërin nga policët me thikë.
Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.
Shtetasi Gaqo Gjini është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.