Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi për negociatat, Kryemadhi: Komisionerin Hahn e kanë gënjyer

2018/07/17 at 5:37 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi për negociatat, Kryemadhi: Komisionerin Hahn e kanë gënjyer

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar pas takimit të Komisionerit Hahn me Kryeministrin Edi Rama.

Kryemadhi shkruan në reagimin e saj se fjalët e bukura nuk shkojnë as gjëkundi dhe as tryezat e bukura që i kushtojnë shumë buxhetit të shtetit.

Sipas saj, komisionerin Hahn e kanë gënjyer pasi nuk i kanë thënë që për studentët e magjistraturës numrin e vendos KLP dhe KLGJ, të cilat kryeministri nuk ka për t’i ngritur kurrë.

Shënimi i plotë: 

Fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi, aq më pak në BE!

As tryezat e stiluara me simbolet europiane dhe që i kushtojnë shtrenjtë buxhetit të Shqipërisë, nuk janë hap përpara për plotësimin e kushteve të rrepta, që na kanë vënë partnerët tanë në Bruksel.

E gjithë strategjia që kryeministri shpalosi sot si arritje të qeverisë së tij nuk është gjë tjeter vetëm një kopje e strategjisë që ish-ministrja Klajda Gjosha ia ka kerkuar për ta zbatuar, por që se bëri kurrë.

Deri më sot, kur i vënë me shpatulla pas muri u detyrua të pranoje dhe zbatojë ato që duhet të kishte bërë prej vitesh e që i ka patur në tryezën e punës.

Paaftësia, arroganca dhe korrupsioni, përfshirja në trafiqe dhe lënia e Shqipërisë jashtë hapjes së negociatave nuk mund të ndreqen me kopjet që i merr nga ish-Ministrja e Integrimit.

Asnjë deklaratë e thënë në anglishte të qartë, asnjë kompliment apo lajkë e bërë për ndërkombëtarët e Brukselit apo ata që janë në ikje e sipër, nuk e zhbën dot trafikun e drogës, përfshirjen në krimin e organizuar, shkatërrimin e administratës publike dhe ngecjen në reformën në drejtësi.

Ndaj çdo përpjekje për show me ngjyra e ndriçim artificial është thjesht i dalë mode si metodë për të gënjyer shqiptarët, që sot më shumë se kurrë e kanë kuptuar dhe ndjerë paaftësinë, makuterinë, banditizmin dhe arrogancën e veshur me rroba të bukura të një qeverie në ikje e sipër.

Vetëm një qeverisje e re, pa Ramën kryeministër, e vendosur për të larguar bandat nga bashkëqeverisja do të mund të bëjë atë që të gjjthë shqiptarët presin; plotësimin e kushteve për të qënë sa më shpejt pjesë e familjes europiane.

P.S. E kanë gënjyer kaq shumë komisionerin Hahn, sa nuk i kanë thënë, që për studentët e magjistraturës numrin e vendos KLP dhe KLGJ, të cilat ky kryeministri që e pret nuk ka për t’i ngritur kurrë.  ?

Etiketa: kryemadhinegociatattakimi Rama-Hahn

Ju sugjerojmë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Para
Hahn: Do t’i rekomandoj vendeve anëtare të BE, hapjen e negociatave me Shqipërinë

Negociatat, Hahn: Është fatkeqësi të mbeteni pa gjyqtarë kompetentë

VIDEO OPINION/ Shqiptarët e rrallë shpikës!

VIDEO OPINION/ Shqiptarët e rrallë shpikës!

Ivan Rakitiç shkëmben puthje pasionante, pas shokut të tij shikoni kush e pati radhën këtë herë

Ivan Rakitiç shkëmben puthje pasionante, pas shokut të tij shikoni kush e pati radhën këtë herë

TE FUNDIT

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com